Policia e Shtetit ishte e pranishme në 22 “incidente”
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Policia në zgjedhje
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, vlerësoi punën e vartësve të tij në zgjedhjet e 28 Qershorit. Performanca e strukturave të policisë që u angazhuan në procesin zgjedhor është vlerësuar gjithashtu dhe nga ndërkombëtarët që vëzhguan këtë proces. Ndërkohë, kreu i policisë pohoi se efektivët e uniformave blu kanë qenë në pranishëm në 22 raste, ku kanë ndërhyrë për stabilizimin e situatës.
Takimi
Drejtori i Përgjithshëm bëri një ekspoze të të gjithë punës së bërë nga Policia e Shtetit duke u ndalur konkretisht në: Zbatimin e detyrave institucionale të Policisë së Shtetit dhe ato të përcaktuara në Kodin Zgjedhor të Republikës Shqipërisë, në Udhëzimin e KQZ-së nr.7, datë 23.03.2009, “Për detyrat e Policisë së Shtetit dhe Forcave të Ushtrisë në zgjedhjet për Kuvendin 2009”, ka qenë e angazhuar maksimalisht dhe ka marrë të gjitha masat për kryerjen e detyrave me rigorozitet e paanësi.
Sipas Prençit, për të siguruar një performancë maksimale, veprimtaria e Policisë së Shtetit u nda në disa faza, të shtrira në kohë. Efektivët e policisë i janë nënshtruar një faze përgatitore, e cila ka filluar që në fillim të vitit, deri në fillimin e fushatës zgjedhore. U planifikua dhe u sigurua e gjithë baza teknike e logjistike e domosdoshme për realizimin e detyrave për garantimin e masave para, gjatë dhe pas zgjedhore.
Mbështetja
Me mbështetjen dhe në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së, Misionin PAMECA III, Programin ICITAP, KQZ-së dhe Prokurorinë e Përgjithshme, u përgatit programi i trajnimit për punonjësit e policisë të të gjitha niveleve. Ky program trajnimi u zhvillua i ndarë në tri faza, sipas modelit kaskadë. Për nivelin e lartë drejtues, u trajnuan 85 punonjës, për nivelin e mesëm drejtues që kanë shërbyer si trajnerë për trajnimin e nivelit bazë, u trajnuan 97 punonjës, dhe faza e tretë, për nivelin zbatues u zhvillua trajnimi pranë ambienteve të strukturave të policisë vendore, duke trajnuar rreth 5500 punonjës policie të këtij niveli. Po në kuadrin e përgatitjes profesionale, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, financoi botimin e 6000 kopjeve të “librit të xhepit” me detyrat e punonjësve të Policisë së bashku me 400 kopje të Kodit Zgjedhor, të cilat iu shpërndanë strukturave policore që ligji i ngarkonte me detyra për garantimin e procesit zgjedhor.
Grupet e punës
Me fillimin zyrtar të fushatës elektorale në të gjitha strukturat vendore dhe qendrore të Policisë u ngritën Grupet e Koordinimit dhe Drejtimit, grupe të cilat çdo ditë ndoqën nga afër situatën e rendit dhe monitoruan shërbimet e policisë që u aktivizuan për sigurimin e 1233 aktiviteteve elektorale të zhvilluara nga subjektet e ndryshme, ku janë aktivizuar 8054 punonjës policie, 1270 automjete, duke kryer rreth 2097 orë shërbimi.
Policia ditën e zgjedhjeve
Gjatë ditës së zgjedhjeve në datën 28.06.2009 dhe deri në datën 01.07.2009, nga shërbimet e Policisë së Shtetit janë realizuar ndërhyrje në Qendrat e Votimit dhe në Vendet e Numërimit të Votave me vendim të Komisioneve të Qendrave të Votimit dhe të Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve. Konkretisht, nga ana e policisë janë bërë 22 ndërhyrje për të stabilizuar situatat e krijuara. Gjithashtu, drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka falënderuar drejtuesit e policisë, pjesëmarrës në takim, dhe u ka kërkuar t u transmetojnë falënderimet të gjithë punonjësve të policisë që u angazhuan në procesin zgjedhor, dhe që me korrektësinë, profesionalizmin dhe përgjegjshmërinë që treguan gjatë realizimit të detyrave, bënë që Policia të vazhdojë të vlerësohet me konsiderata të larta nga vëzhguesit vendorë dhe ata ndërkombëtarë. Në këtë takim Prençi vlerësoi me konsiderata maksimale të gjithë aktorët, si dhe institucionet që bashkëpunuan me policinë dhe kontributin e dhënë prej tyre në mbarëvajtjen e këtij procesi.
Ky lajm është publikuar: 07/07/2009