Hapën llogari anonime, rrezikojnë 3 vjet burg
Autori i Lajmit: red.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar dje dënimin me 3 vjet e 4 muaj gjithsej për dy të pandehurit të akuzuar për shmangie të detyrimeve dhe taksave ndaj shtetit. Burime nga gjykata bënë të ditur se prokurori i çështjes, gjatë leximit të konkluzioneve të tij përfundimtare, ka kërkuar shpalljen fajtor dhe dënimin me 2 vjet burg për të pandehurin Petraq Dodi dhe 1 vit e katër muaj për të pandehurin Theodhoraq Zharkalli. Sipas të njëjtave burime, mësohet se të pandehurit akuzohen nga prokuroria se i kanë shkaktuar shtetit një dëm në shumën e rreth 115 milionë lekëve. Dodi dhe Zharkalli u denoncuan nga drejtoria e tatim-taksave të Gjirokastrës dhe e Korçës, për shkak se janë vërejtur transaksione të dyshimta të tyre. Zbulimi është kryer nga dorëzimi i disa faturave të blerjes së lëndës së parë duke bërë që më pas të thellohet hetimi për të zbardhur të vërtetën dhe shkaqet e veprimit. Nga dorëzimi i faturave tatimore ka rezultuar se nuk është i njëjti shkrim, në faturën e shoqërisë “Vielo”sh.p.k dhe “Angelo Shoes” sh.p.k me seli në Korçë. Sipas kërkesës për gjykim, kjo e fundit ka përdorur fatura të rreme të shoqërisë “Vielo” duke i falsifikuar ato bashkë me vulat. Nga hetimi ka rezultuar se i pandehuri Petraq Dodi ka hapur llogari bankare me emra të rremë, si Apostol Minga por me fotografinë e të pandehurit tjetër Theodhoraq Zharkalliut. Për t iu shmangur tatim taksave, Petraq Dodi nga llogaria e firmës “Angelo Shoes” sh.p.k. ka transferuar në drejtim të llogarisë së “Apostol Mingës” vlera prej më tepër se 94.8 milionë lekë.
Transferimi, sipas hetimit të kryer nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, është kryer me qëllim shmangien e detyrimeve ndaj tatimeve dhe taksave. Këto transferime sipas zbërthimit të të dhënave nga hetuesit, është shpërndarë në 9 raste transaksionesh.
Ky lajm është publikuar: 07/07/2009