Shirat, përkeqësohet situata në Shkodër. Ringrihet Komiteti i Emergjencës Civile
Rreshjet e mëdha kanë përkeqësuar sërish situatën në qarkun e Shkodrës, çka ka bërë që qeveria te ringrejë Komitetin Ndërministror të Emergjencës Civile për përballimin e situatës. “Sërish, kemi një situatë emergjente. Mbrëmë, prurjet e të dy degëve të Drinit kanë arritur në 3 mijë m3/sekondë. Të jashtëzakonshme kanë qenë prurjet lumenjve të Alpeve, si dhe ka një rritje të ndjeshme të Kirit dhe Gjadrit. Ndaj për t’u përballur me këtë situatë të re është e domosdoshme të ngremë sërish Komitetin Ndërministror të Emergjencës, i cili duhet të nisë veprimtarinë që sot” tha Berisha në mbledhjen e rradhës së Këshillit të Ministrave.
Kryeministri kërkoi marrjen e masave të menjëhershme për kapërcimin e kësaj situate. “është e rëndësishme të marrim të gjitha masat mbi bazën e praktikës së suksesshme që u krijua në operacionin e parë dhe ta kapërcejmë këtë situatë emergjence, me dëmet më minimale të mundshme. Duhet të jemi energjikë, të vendosur, të mirëorganizuar. Të gjitha mjetet të spostohen drejt zonave potencialisht të mundshme për t’u përmbytur, të bëhen të gjitha planet e evakuimit, të ndihmës. Ne duhet të bëjmë çdo gjë për të mbrojtur çdo jetë njerëzore, çdo gjë të gjallë të mundshme, në rast se situata thellohet” tha Berisha.
Kryeministri sqaroi gjithashtu se shkaku i black out-it që zhyti mbrëmjen e djeshme për rreth gjysmë ore vendin ishte një rrufe e shkarkuar në Vau e Dejës.
< I mëparshmi