E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëri- Francë, angazhim për intesifikim të bashkëpunimit ekonomik

Shqipëria dhe Franca do të punojnë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dypalësh. Kështu u ra dakort në takimin që ministri i Energjitikës Dritan Prifti realizoi me Sekretaren e Shtetit të Francës për Tregtinë e Jashtme, znj. Anne Marie Idrac. Marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare me Francën janë në nivele të limituar, por zyrtarja franceze u angazhua të nxisë organizimin e forumeve dhe seminareve për të njohur investitorët francezë me mundësitë që ofron Shqipëria si dhe pjesëmarrjen e kompanive franceze nëpërmjet investimeve direkte apo koncesioneve si edhe në drejtim të zhvillimit të industrisë.

Nga ana e tij ministri Prifti njohu zonjën Idrac për resurset e pafundme që ofron Shqipëria për të investuar në sektorin energjetik, ndërsa ftoi sipërmarrësit franceze që të shfrytëzojnë këto mundësi.

KESH- Compagnie Nationale Du Rhone, marrëveshje mirekuptimi
Gjatë takimit u nënshkrua edhe një Memorandum Mirëkuptimi mes Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare dhe Compagnie Nationale Du Rhone s.a, objekti i se ciles është njohja dhe vlerësimi i gjendjes hidrike e basenit të lumit Drin parashikimi i prurjeve dhe përllogaritja e rreziqeve të përmbytjeve; informacion në kohë reale për qeverinë shqiptare; përcaktimi i kushteve paraprake për të operuar në lum dhe implementimi i programeve të bashkangjitura. Falë këtij bashkëpunimi synohet mbrojtja dhe siguria e Lumit Drin si edhe vlerat e mëdha të këtij lumi.

Shqipëria numëron katër marrëveshje bilaterale të lidhura me Francën në fushën ekonomike.
< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›