E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deti i trazuar vonon tragetet ne port

Vlore- Kushtet e keqija atmosferike te javeve te fundit kane rrezikuar edhe dy portet kryesore ne vend, te Durresit dhe Vlores. Diten e djeshme, deti i trazuar dhe moti i keq ka shkaktuar vonesa ne mberritjen e trageteve ne portin e Vlores, si dhe ne ankorimin e tyre ne mol. Dallget me intesitet 7 balle dhe era me shpejtesi deri ne 20 metra ne sekonde, kane veshtiresuar ankorimin e mjeteve lundruese, ndersa dy tragete kane rrezikuar ne ankorim, deri ne nje incident. Per fat te mire ata nuk jane perplasur as me njeri-tjetrin as me molin ne port. Ne oren 13:00 tragetet e linjes Brindizi-Vlore kane marre serish ngarkesat dhe jane nisur per ne portin e Brindizit, edhe pse koha ka qene shume e keqe. Kapiteneria e portit ka nderprere aktivitetin e ngarkim-shkarkimit te anijeve ne kalate, per te shmangur ndonje incident te mundshem gjate perpunimit te mallrave. Me dy tragete e linjes Brindizi-Vlore mesohet se dje kane udhetuar 247 pasagjere, si dhe 78 mjete te tonazheve te ndryshme, qe jane perpunuar pa probleme. Ndersa ne portin e Durresit diten e djeshme situata ka qene e qete dhe ankorimi eshte bere pa probleme.

O.Hila


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›