Pragtragjedia, treni merr zvarre furgonin e mesuesve
Fier- Treni i pasagjereve i linjes Fier-Tirane per pak sa nuk ka shkaktuar tragjedi kur ka marre zvarre per disa metra furgonin e mesuesve te shkolles 9-vjecare te fshatit Seman. Per fat te mire bilanci ka qene vetem kater te lenduar lehte, ndersa nuk moren demtime 2 nxenes qe gjendeshin ne mjet. Policia tha se ngjarja ndodhi rreth ores 10:00 te mengjesit ne vendin e quajtur "Stacioni i trenit" dhe fakti se treni ka qene me shpejtesi te ulet ka ndikuar ne pasojat e lehta. Ne furgon gjendeshin 8 mesues dhe 2 nxenes. Policia tha se dyshohet se pergjegjes ka qene drejtuesi i mjetit, Gezim Shabani, qe eshte marre nen hetim.
Xh.B.
Xh.B.