E Shtunë, 31 Tetor 2026

Droge drejt Greqise, 4 ne pranga

Blerim Kore

Gjirokaster- Nje sasi prej 42 kilogram lende narkotike eshte sekuestruar, ndersa ne pranga jane vene 4 persona, te cilet do te kryenin transportin e saj. Gjithcka eshte kryer ne kuader te operacionit te koduar "Skai". Droga kishte si destinacion Greqine dhe transportohet nga kater te rinj qe banonin ne Tirane. Operacioni "Skai" u finalizua ne aksin rrugor Permet -Leskovik, duke kapur ne flagrance trafikantet e droges se tipit marijuane. "Operacioni u finalizua me sukses, me arrestimin e shtetasve dhe sekuestrimin 42 kilogrameve marijuane", kane bere te ditur burimet zyrtare te Policise se Gjirokastres.

Aksioni

Burime zyrtare te Policise se Gjirokastres, thane se, ne zonen kufitare mes Shqiperise dhe Greqise ne oret e mbremjes se dy diteve me pare eshte organizuar operacioni policor i koduar "Skai". Pjesemarres ne te kane qene specialistet dhe agjentet e luftes kunder krimit te organizuar, thote nje prej efektivave policore te ketij operacioni. "Ne, -vijon ai, - dispononim informacione paraprake per transportimin e nje sasie lende narkotike ne drejtin te kufirit te gjelber me Greqine. Ky rast trafikimi i droges, do te realizohej ne zonen midis Tre Urave dhe Leskovikut cka beri qe efektivat e policise te mbajne nen vezhgim te rrepte kete zone kufitare". Gjate operacionit u organizuan sherbime te perforcuar policore nga specialistet dhe agjentet tane, thone zyrtare te policise se Gjirokastres. Pas gati tre oresh vezhgimesh te vazhdueshme te zones kufitare per te bllokuar ngarkesen e mundshme me droge e cila do te tentonte te transportohej ne drejtim te Greqise, efektivat e policise kane bere te mundur bllokimin e ngarkeses me droge dhe ndalimin e personave te dyshuar si trafikante te saj. Fillimisht efektivat pjesemarrese ne operacion identifikuan dy mjete te cilat leviznin ne aksin rrugor Permet-Leskovik, njeri prej mjeteve mbante targa shqiptare dhe tjetri te huaja. Ne baze te veprimeve profesionale te treguara mundesuam ndalimin dhe me pas bllokimin e levizjes se ketyre dy automjeteve, thone agjentet e luftes kunder krimit te organizuar. Pas verifikimeve te bera nga policia rezultoi se njeri prej mjeteve ishte tip "Opel", me targa te huaja BS 055 JE, dhe drejtohej nga Jetmir Madani, ndersa tjetri ishte nje automjet tip "Benz" me targa TR 6928 J qe drejtohej nga Olion Mucollari. Pas bllokimit te automjeteve agjentet e policise vazhduan kontrollin e imtesishem te tyre. Ne pranga rane, Jetmir dhe Shkelzen Madani, Olion Mucollari dhe Leonard Luizi.

Droga

"Gjate kontrollit te ushtruar ne mjetin tip Opel u konstatuan 3 canta shpine te mbushura me pako ne forme cilindrike te mbeshtjella me leter natriban ku brenda tyre kishte ne total 42 kg lende narkotike te dyshuar si marijuane", thane burimet zyrtare te policise. Mbi bazen e provave te mbledhura policia ka bere arrestimin ne flagrance te 4 te rinjve.

Policia, operacionet antidroge ne 2008

Sipas shifrave te publikuara nga Drejtoria e Policise se Gjirokastres rezulton se gjate vitit 2008 ne fushen e drogave jane evidentuar 88 raste, nga te cilat jane zbuluar te 65 ose 73.8 per qind, ku jane sekuestruar 1996 kg marijuane, 21.9 kilogram heroine, 290 gram kokaine dhe jane asgjesuar 23.697 bime narkotike kanabis sativa. Lidhur me sasite e lendeve narkotike, krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar, rezulton te kete rritje te sasise se bimeve narkotike te asgjesuara me mbi 5 here me shume.

Te arrestuarit

Ne pranga rane: Leonard Luizi, banues ne Kashar, 37-vjecari Oljon Mucollari, banues ne Tirane si dhe dy vellezerit Jetmir dhe Shkelzen Madani perkatesisht 25 dhe 20 vjec lindur ne Tropoje dhe banues ne Kamze, Tirane jane ndaluar per vepren penale te "Trafikimit te lendeve narkotike".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›