E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafikimi i 172 kg droge, arrestohet nje nga pronaret

Gjirokaster - Pese vjet pas sekuestrimit te nje sasie te konsiderueshme lendesh narkotike, prej 1720 kilogram, vihet ne pranga njeri prej poseduesve te saj. 37-vjecari Florian Shtalbi eshte arrestuar, pasi rezultonte person i shpallur ne kerkim, ndersa gjykata e Gjirokastres e ka denuar ate me 15 vjet heqje lirie per vepren penale te "trafikut nderkombetar te lendeve narkotike". Policia e Gjirokastres tha gjate dites se djeshme, se Shtalbi eshte arrestuar ne Tirane, ku dhe banonte. Ne mengjesin e dates 4 korrik 2002, ne piken e kalimit kufitar Kakavije, sherbimet e policise gjate nje kontrolli rutine te bere ne automjetin tip "Man", trajler, me targa TR 2871 E i drejtuar nga qytetari me inicialet D. M., jane gjetur te fshehur ne nje ndarje te trajlerit frigoriferik te kesaj makine sasine e lendes narkotike 1720 kilograme marijuane. Nga hetimet ka rezultuar se ky 37-vjecari nga kryeqyteti, ishte njeri prej poseduesve te kesaj lende narkotike dhe eshte gjykuar ne mungese. Arrestimi i Shtalbit, shtetasi u be ne bashkepunim me Drejtorine e Policise se Qarkut Tirane, ne banesen e tij, thane dje burime zyrtare te Policise se Gjirokastres.

B. Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›