Shirer: Njukasëlli ka nevojë për ndryshime rrënjësore
Londër - Njukasëlli ka nevojë për ndryshime rrënjësore për t’u rikthyer në elitën e futbollit anglez. Këtë fakt e deklaron trajneri i skuadrës, Alen Shirer, i cili nuk arriti dot ta mbante ekipin e tij në Premier Ligë. Ish-futbollisti i përfaqësueses angleze u vu në krye të Njukasëllit me misionin e vështirë të mbijetesës.
“Njukasëlli ka nevojë për ndryshime të mëdha. Duhet të largohen disa lojtarë, dhe të vijnë të tjerë. Nuk mund të ankohem për rënien nga Premier Liga. Ne nuk ishim mirë gjatë gjithë 38 javëve”, deklaron Shirer.
“I uroj ekipet e tjera, të cilat arritën të mbijetonin. Ata do të jenë pjesë e Premier Ligës, ndërsa Njukasëlli do të kërkojë të rikthehet. Ka nevojë për shumë ndryshime, nga kreu deri në fund”, përfundon Alen Shirer.