E Diel, 1 Nëntor 2026

Sami Hipia, lamtumirën Liverpulit mes lotëve

Liverpul - Ndeshja e djeshme e Liverpulit përballë Totenhemit ishte e fundit për futbollistin Sami Hipia, i cili në merkaton e verës do të transferohet tek Bajer Leverkuseni në Gjermani. Qendërmbrojtësi falënderon në mënyrë të veçantë tifozët e Liverpulit, të cilët e kanë përkrahur për dhjetë vite radhazi me këtë ekip.

“Ishte fantastike, dhe do të doja t’i falënderoja të gjithë tifozët për atë përkrahje të mrekullueshme përgjatë 10 viteve që kam luajtur këtu. Ka pasur ca lot në fund, dhe u befasova sesi i mbajta brenda deri në atë moment. Ishte një moment rrëqethës për mua”, deklaron Hipia.

“Gjithmonë kam pasur raporte të mira me tifozët. Ata më kanë trajtuar si pjesë të tyren që nga dita e parë, dhe kjo kurrë nuk do të ndryshojë. Do të më mungojnë”, përfundon futbollisti finlandez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›