Shiroka turistike, biçikleta në ujë është risia e këtij sezoni

Për turistët Shiroka është një magji e zbuluar rishtazi, ku krahas panoramës ka ushqim dhe njerëz të mirë.
”Vij nga Gjermania. Është hera e parë që jam në Shqipëri për 6 ditë. Kam qëndruar në Shkodër mbrëmë dhe sot vizitova Shirokën. Më pëlqen pamja, liqeni, gatimet por mbi të gjitha njerëzit Janë shumë të mirë”, u shpreh një turist.
“Është një vend i mrekullueshëm, ka ajrin, pamjen”, tha një pushues.
Kjo zonë turistike shquhet për florën dhe faunën e pasur, ku jetojnë në harmoni shumë lloje bimësh, peshqish, shpendësh dhe kafshësh.
/rtsh.al/