Bizneset e reja në Vlorë kryesisht në turizëm, investuesit edhe shtetas të huaj

Qyteti bregdetar i Vlorës ka regjistruar numër në rritje të bizneseve të reja që kanë si fushë veprimi, sektorin e turizmit. Numërohen 217 subjekte që janë hapur në këtë periudhë, mes të cilave edhe nga të shtetas të huaj, ndërsa ka pasur subjekte ekzistuese që kanë shtuar në shërbimin e tyre aktivitete në lidhje me turizmin.
“Aktualisht janë 217 subjekte të reja të hapura dhe vazhdon rritja e tyre, kjo ka bërë që të shihet një trend i personave të huaj të cilët ushtrojnë aktivitet në qytetin e Vlorës”, u shpreh Sokol Kananaj, drejtor i tatimeve në Bashkinë Vlorë.
Zgjerim të aktivitetit ka pasur edhe në sektorin e akomodimit, ndërsa në total nga janari deri më tani janë regjistruar 300 njësi që ofrojnë këtë shërbim.
“Janë 22 njësi akomodimi që janë hapur këtë vit dhe 300 njësi janë riaktivizuar duke pasur ndryshime”, tha Kananaj.
Drejtoria e tatimeve në bashkinë, Vlorë në këtë periudhë ka në fokus të kontrolleve subjektet që operojnë në fushën e turizmit me qëllim për të evituar abuzime të mundshme.
/rtsh.al/