E Diel, 1 Nëntor 2026

Shiti bagetine bastisen 13 milione nga senduku i fermerit

Vidhen rreth 13 milione leke ne banesen e nje fermeri ne fshatin Vrap te Komunes Baldushk. Ngjarja ka ndodhur diten e djeshme kur persona ende te paidentifikuar kane hyre ne shtepine e fermerit nga fshati Vrap dhe kane grabitur rreth 13 milione leke ne nje senduk druri.


Mesohet se ne senduk ishin rreth 15 milione leke te cilat familja Ramushi i kishte mbledhur nder vite nga shitja e kafsheve duke kursyer vit pas vit. Mendohet se grabitja e parave eshte kryer ne mesdite dhe grabitesi te kete hyre nga dera pasi nuk konstatohet asnje shenje qe vjedhesi te kete hyre nga dritarja dhe te kishte shenja thyerje.


Sipas policise persona te panjohur kane hyre ne banesen e Besim Ramushit baba i 4 femijeve dhe kane marre prej andej rreth 13 milione leke te vjetra te cilat ai i kishte ruajtur ne nje senduk prej druri.


Kursimet e shume viteve te familjes Ramushi ishin te vendosura ne sendukun e dhomes se gjumit. Menjehere pas humbjes se sendukut i demtuari ka bere denoncimin ne polici dhe kjo e fundit ka shkuar menjehere ne vendngjarje.


Sipas policise senduku eshte gjetur rreth 100 metra larg shtepise nga ku eshte vjedhur. Mesohet se nga shuma prej 15 milione lekeve qe ishin ne senduk jane lene brenda tij rreth 2 milione leke te vjetra. Policia po heton per zbardhjen e ngjarjes dhe gjate dites se djeshme jane marre ne pyetje familjaret si dhe disa nga te afermit e Besimit.


Dy dite pas perleshjes ne Vore kapet i dyshuari


TIRAN- Arrestohet ne flagrance 18- vjecari pasi akuzohet se ka plagosur me arme zjarri per motive te dobeta bashkemoshatarin e tij. Specialistet e seksionit Kunder Krimeve ndaj Jetes dhe Shendetit bene te mundur kapjen dhe me pas arrestimin ne flagrance te Kristian Pjetri 18 vjec banues ne Tirane pasi mendohet se diten e shtune prane stacionit te Policise Vore eshte konfliktuar me 19- vjecarin Erti Koni me banim ne Vore duke e plagosur me arme zjarr.


Menjehere ne vendngjarje kane mberritur efektivat e policise te cilat kane derguar ne spital 19- vjecarin e plagosur cili mbas nderhyrjes kirurgjikale ndodhet jashte rrezikut per jeten. Ne cilesine e proves materiale u sekuestrua arma e krimit pistolete si dhe nje gezhoje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›