E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tiranë/ Grabitet me armë një pikë për transferta parash, autori largohet me biçikletë

Një grabitje me armë zjarri është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune (24 qershor) në një pikë transfertash parash në Unazë të Re në Tiranë.

Nëpërmjet një njoftimi, Policia bën me dije se ngjarja u regjistrua në rrugën “Tom Plezha”, rreth orës 08:25, ku një person ende i paidentifikuar, është futur në një pikë për transferta parash dhe këmbimi valutor, dhe nën kërcënimin e armës ka marrë një shumë parash. Më pas ai është larguar nga vendngjarja me një biçikletë.

Për momentin nuk bëhen me dije më shumë detaje, teksa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›