Shiste kokaine pranga shqiptarit
Policia italiane e qytezes Saluzzo dhe Revello ka arrestuar ne flagrance nje punetor shqiptar 29-vjecar me inicialet I.B. i cili akuzohet per shitje te lendes narkotike te llojit kokaine.
Mediat italiane te cilat u referohen burimeve policore te shtetit te tyre raportojne se urdhri i arrestit per emigrantin shqiptar eshte leshuar nga gjyqtari i Saluzzo-s pas hetimeve te kryera rreth ketij personi prej disa muajsh.
Grupi hetimor tregoi sesi marangozi shqiptar kishte krijuar nje rrjet te dendur te konsumatoreve te droges te cileve ai u shiste doza kokaine. Kaq u ka mjaftuar togave te zeza italiane qe te dergonin pas hekurave shperndaresin shqiptar te droges i cili e maskonte aktivitetin e paligjshem me punen e tij si marangoz ne nje punishte vendase.