E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafik droge nga Saranda ne Prishtine kapen tre veta

Tepelene Te arrestuarit jane te tre shtetas te Kosoves

Tre shtetas nga Kosova u arrestuan naten e kaluar nga policia shqiptare me nje sasi prej 5 kilogramesh marijuane e cila po transportohej nga Saranda ne drejtim te Kosoves. Aksioni eshte realizuar nga policia e Gjirokastres e cila njoftoi se gjate veprimeve operacionale te policise te koduara me emrin Vizitori u arrestuan shtetasit e dyshuar Valon Zarici 24 vjec Adnan Plakolli 23 vjec dhe Albert Tahiraj 24 vjec. Tre personat banues ne Prishtine po udhetonin me automjetin tip Audi A6 me targa Kosove 544KS435 ne aksin rrugor GjirokasterndashTepelene. Policia ka nderhyre ne vendin e quajtur Uji i Ftohte ne Tepelene duke e ndaluar mjetin me targa te Kosoves ne postbllok. Kontrolli fizik ne makine konstatoi dy qese plastmasi ku ndodhej lenda narkotike e llojit marijuane. Droga ishte vendosur ne pako te mbeshtjella me natriban me peshe 1 kilogram secila. Kontrolli ka vijuar me tej poshte ndenjeses se pasagjerit. Ne dyshemene e kabines se mjetit eshte gjetur edhe nje sasi tjeter lende narkotike e papresuar ne formen e bohces e mbeshtjelle me gazete dhe e futur ne qese plastmasi. Sipas policise tre te arrestuarit e kishin siguruar lenden narkotike ne Sarande dhe po ktheheshin ne drejtim te Kosoves.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›