Adoleshentja shqiptare plagos bashkemoshataren
Nje koment ne Facebook ka qene shkak i nje sherri mes dy adoleshenteve qe perfundoi me nje te plagosur. Vajzat jane nxenese te se njejtes klase ne vitin e trete te gjimnazit Gravias ne Galaci Athine.
Autorja e ngjarjes eshte nje vajze shqiptare e cila u ndalua nga policia dhe u shoqerua per ne qeli. Mediat greke raportojne se e rende paraqitet gjendja shendetesore e 17-vjecare e cila u qellua me thike nga emigrantja shqiptare dy dite me pare dhe ndodhet ne spital nen kujdesin e mjekeve dhe terapive intensive.
Policia greke tha zyrtarisht se nje 17-vjecare shqiptare dhe nje greke po ziheshin me fjale per shkak te nje komenti ne Facebook. Mes tyre hyri per ti ndare nje tjeter 17-vjecare qe i ka qetesuar disi shoqet e perfshira ne debat.
Sipas mediave greke situata eshte rindezur sapo emigrantja shqiptare mberriti prane shtepise se saj ku u ngjit dhe zbriti poshte me nje thike ne dore duke kercenuar shoqen e saj greke. Vajza qe kishte mundur ti qetesonte nje here shoqet ka hyre perseri mes tyre per ti ndare por u qellua nga emigrantja me thike ne pjesen e pasme ne afersi te veshkes se djathte.
17-vjecarja qe plagosi pa dashur shoqen e saj u arrestua menjehere dhe mbahet aktualisht ne Departamentin e Policise se Athines.