Vrau ne 2004-n lirohet nga Gjykata e Larte
Afatet e hetimit dhe gjykimit kane liruar nga burgu nje person te akuzuar per vrasje. Gjykata e Larte ka urdheruar daljen jashte qelise te Kristjan Koles i arrestuar ne Belgjike per llogari te drejtesise shqiptare. Kola apeloi vendimin e ekstradimit dhe pas disa proceseve gjyqesore ne Bruksel eshte sjelle me pranga ne Shqiperi ku dhe kerkohej per akuzen e vrasjes ne vitin 2004. Kolegji Penal ka marre ne shqyrtim kerkesen per liri te avokatit te Koles dhe pas verifikimit ka rezultuar se afatet e hetimit dhe gjykimit kishin perfunduar. Vendimi ka qene lirim i menjehershem ndersa tashme policise i duhet ta ndjeke kemba-kembes Kolen gjate kohes qe ai ndodhet ne liri. Ai mund te levize lirshem ne te gjithe Shqiperine ndersa uniformat blu dhe prokuroria mund ta pengojne te hetuarin per vrasje te largohet nga territori i shqiptar deri ne perfundim te shqyrtimit gjyqesor.
VendimiKolegji Penal ka shqyrtuar disa dite me pare kerkesen e avokatit te Kristjan Koles per lirimin e tij. Mbrojtesi ligjor paraqiti ne gjykate disa vendime te gjykatave shqiptare duke i paraqitur si precedente. Nje prej vendimeve te paraqitura nga avokati ka qene edhe ai i lirimit te Ilir Kumbaros nga qelia. Vendimi eshte dhene ne muajin dhjetor te vitit te kaluar kur Gjykata e Larte pranoi kerkesen e avokateve te Kumbaros se afatet e hetimit dhe gjykimit per klientin e tyre kishin perfunduar. Me te njejtin argument avokati i Koles i parashtroi Kolegjit Penal se ceshtje te tilla kane perfunduar ne favor te te pandehurve. Gjykata pasi degjoi pretendimet e avokatit vendosi qe ta liroje nga salla Kristjan Kolen.
Duket se vendimet e dyshimta te meparshme te Gjykates Supreme po u vijne per shtat disa te akuzuarve per krime te renda qe kane fituar edhe lirine. Mjafton qe ti shmangesh hetimit dhe gjykimit ose ti vonosh ne maksimum keto dhe perfundimi eshte i qarte dhe i sigurt fitorja e lirise. E tille ka qene procedura e dy ministrave te kabinetit Berisha te cilet duke perdorur vakumet ligjore arriten ti shpetonin ndjekjes penale. Tashme radhen e kane personat e akuzuar per vepra te renda penale te cilet po mbledhin te gjitha vendimet e cuditshme te gjykatave shqiptare dhe duke i analizuar perfitojne shume deri sa edhe te dalin nga qelia ska gje pse akuzohen per vrasje marredhenie seksuale me dhune trafiqe te ndryshme etj.
I denuariKristjan Marjan Kola nga Lezha me banim ne Durres ka qene i shpallur ne kerkim nderkombetar pasi Gjykata e Kurbinit me 1 shkurt te vitit 2005 ndaj tij ka caktuar masen e sigurise arrest ne burg per akuzen e vrasjes me paramendim dhe armembajtjes pa leje. Kola akuzohet se ne daten 23 nentor te vitit 2004 ne Shullaz te Kurbinit per motive te dobeta ka plagosur me arme zjarri Sander Nokajn i cili me pas ka vdekur ne spital. Kristjan Kola u arrestua nga autoritetet belge me 17 mars te vitit 2010 me qellim ekstradimin e tij drejt vendit tone. Pas ekstradimit ai u dorezua te Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve ndersa tashme do te hetohet dhe gjykohet ne gjendje te lire per vepren penale per te cilen akuzohet.