Shitblerja e “Dajtit”, tansaksion qeveri-BSH për të qarkulluar 30 milionë euro
Opozita e konsideron shitjen e ish-hotelit në qendër të Tiranës si operacion spekulativ
Ervin KOÇI
Mungesa e të ardhurave në buxhetin e shtetit ka detyruar qeverinë që të kryej një “transaksion” të modifikuar me Bankën e Shqipërisë, për të kaluar në llogari të buxhetit një financim jo të vogël. Bëhet fjalë për ish-hotel “Dajtin”, që qeveria, me një vendim të marrë në mbledhjen e fundit ia shiti BSH-së për 30 milionë euro. Vendimi ka habitur ekspertët e financave, por edhe zyrtarë të qeverisë, të cilët janë përpjekur të shpjegojnë operacionin financiar. Dihet që BSH është pronë e shtetit shqiptar, fitimet e të cilës kalojnë direkt në arkën e buxhetit, që administrohet nga Ministria e Financave, ashtu dhe ish-hotel “Dajti”, i cili nuk funksionon për më shumë se 10 vjet. Ashtu si ka vepruar me institucionet e tjera shtetërore, edhe me BSH-në mund të ndiqej i njëjti veprim, duke i kaluar nën administrim ambientet e hotelit, pa qenë nevoja t’ia shiste për 30 milionë euro. Burime nga MF-ja thonë se “nga kalimi i pronësisë, BSH-së do t’i zbritet fitimi që ia transferon buxhetit të shtetit dhe se nuk bëhet fjalë për kreditim apo financim”. Ndërkohë, nga BSH-ja nuk ka asnjë njoftim rreth këtij vendimi. Një tjetër fakt që e bën operacionin financiar disi kontradiktor lidhet me projektin disa milionë dollarësh të BSH-së për të rikonstruktuar zyrat dhe ambientet e selisë qendrore, sipas planit italian, ndërsa punimet kanë filluar. Po ashtu, BSH-ja ka blerë 4 katet e një pallati në zonën e “Selvisë”, si dhe ka marrë me qira 4 kate të tjera, përfshi dhe vilën e ish-bosit të firmës piramidale “VEFA”. Fitimet e BSH-së shkojnë nga 7- 8 miliardë lekë në vit, që derdhen më pas në arkën e shtetit. Megjithatë, Këshilli i Ministrave do të ketë, në çdo rast, të drejtën e parablerjes së pronës, objekt i këtij vendimi, në rast shitjeje nga BSH-ja.
Qëndrimi i opozitës
Partia Socialiste e cilësoi dje blerjen e ish-hotel “Dajtit” nga Banka e Shqipërisë si një “operacion spekualiv” dhe e akuzon këtë të fundit se, “po shpërdoron paratë e shqiptarëve për të mbushur arkën bosh të shtetit”. Sipas deputetit të PS-së, Erjon Braçe, “akti i fundit i qeverisë dhe i BSH-së, dëshmon edhe më qartë se arka e shtetit vazhdon të jetë gjithnjë e më tepër bosh. Dëshmon dhënien e parave nga Banka e Shqipërisë për arkat bosh të qeverisë së Sali Berishës”. Brace theksoi më tej se, çmimi me të cilin u shit ish-hotel “Dajti”, për 30 milionë euro, është “skandaloz” pasi është shumë herë më i lartë nga sa është ofruar në tenderë. “Vlera më e lartë e ofruar disa herë në ankandet e dështuara për të shitur hotel ‘Dajtin’, ka qenë diku te 7.5 milionë dollarë gjë që dëshmon se operacioni i blerjes nga BSH-ja është spekulativ dhe i pajustifikuar, dhe shpërdorim i parave të Bankës. Guvernatori Fullani u bë ortak me Berishën dhe po e mban me paratë e shqiptarëve. Drejtuesi i BSH-së po abuzon në mënyrë që të fshehë falimentin e qeverisë”,- u shpreh Braçe. Në VKM-ë vihet si kusht që, "përdorimi i pronës të jetë vetëm për qëllime administrative dhe për çdo funksion tjetër në shërbim të këtij qëllimi, i cili nuk dëmton vlerën monumentale të pronës".
Plani i mëparshëm
Ish-hotel “Dajti”, një objekt i ndërtuar nga inxhinierët italianë gjatë kohës së mbretërisë së Zogut të I, ishte destinuar për Ministrinë e Jashtme, e cila për dy vjet rresht mori nga buxheti 4 milionë dollarë për ristrukturimin. Plani i ministrisë ishte të bënte disa shtesa, por duke qenë se objekti kishte vlera muzeale, Bashkia e Tiranës e kundërshtonte, duke mos i dhënë lejen e ndërtimit. Ndërkohë, paratë në buxhet për ristrukturimin digjeshin, ndërsa projekti zvarritej duke e degraduar akoma edhe më shumë godinën e ish-hotel “Dajtit”.
BOX/////////////////////////////
Guxholli: “Shitja e ish-hotel ‘Dajtit’, operacion i suksesshëm financiar”
Këshilltarja e kryeministrit për Ekonominë, Suzana Guxholli, e ka cilësuar shitjen e ish-hotel “Dajtit” Bankës së Shqipërisë, si një operacion i suksesshëm financiar. E ftuar në një emision televiziv në një televizion privat, Guxholli ka mohuar akuzat e opozitës se, shitja bëhet për të mbushur buxhetin e shtetit. Ajo, theksoi se: “arka e shtetit nuk është bosh dhe se qeveria do të vazhdojë me investimet”. Sipas saj, “shitja e ish-hotelit në qendër të Tiranës, po të ishte bërë në tregun imobiliar do të kishte pasur një vlerë më të vogël, por duke iu dhënë BSH-së si aset, atëherë edhe buxhetit të shtetit i kalon një më e madhe të ardhurash, por ruhet edhe struktura historike dhe monumentale e objektit”.
Nis reforma e shkarkimeve në Dogana, largohen 70 punonjës
Administrata doganore pritet të përfshihet nga një reformë e thellë e cila parashikon largime nga puna dhe drejtori të reja. Vendimi i qeverisë është marrë më 13 prill dhe prek Kodin Doganor, duke i bërë disa ndryshime, me propozim të ministrit të Financave. Në nenin 3 thuhet se: “numri i punonjësve do të shkurtohet me 70 vetë, duke lënë në organikë 991 persona”. Ardhja e drejtorit të ri në dogana duket se do të shoqërohet me reformë të thellë, që edhe pse me krijim drejtorish të reja, vendoset largimi i 70 punonjësve. Një nga drejtoritë që preken nga reforma është sektori i Antikontrabandës dhe Rikuperimit me Forcë të Borxhit, e cila do të ndahet në disa departamente. Kjo drejtori kryen kontrolle fizike dhe dokumentare, në bazë të të dhënave dhe analizës së riskut, brenda vendit. Nëpërmjet kryerjes së kontrolleve, identifikon dhe jep të dhëna rreth veprimtarisë ose personave, të dyshimtë për database-n e informacionit, jep ndihmë në hetimin e shkeljeve doganore. Tjetër drejtori lidhet me hetimin, puna e të cilës ka të bëjë me rastet e dyshuara nga grupet e antikontrabandës.
14 Maj 2010