E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shitësit e çuditshëm të armëve


Ministria e Mbrojtjes, në këto katër vjetët e fundit, ka gjetur shitës "të çuditshëm" armatimesh, madje dhe ka blerë armatim "të çuditshëm" e jo të zakonshëm prej tyre në raste të tjera. Irani e Koreja e Veriut janë vetëm dy nga këto vende. Shqipëria, tashmë prej më shumë se dy muajsh, është vend anëtar i NATO-s dhe është përfshirë në programe të ndërlikuara të shndërrimit të Forcave të saj të Armatosura për t´i përafruar ato me standardet e ushtrive të NATO-s.


Deri më tani, Shqipëria kryesisht ka asgjësuar një pjesë të stokut të saj të trashëguar nga e shkuara, armatim të lehtë dhe të rëndë, municione dhe predha. Në 15 mars 2008, një program i dyshimtë demilitarizimi municionesh, shkaktoi një tragjedi të rëndë në Gërdec, ku humbën jetën 26 civilë dhe u plagosën rreth 300 të tjerë. Për këtë shkak, 29 vetë, përfshi ish-ministrin Mediu dhe strukturën më të lartë të piramidës ushtarake, janë marrë nën hetim e si të pandehur nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm. Shqipëria ka blerë armatim apo pajisje të nevojshme për Forcat e Armatosura nga disa vende të NATO-s.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›