Shitesit e droges, dy ne pranga
Agjentet e antidroges fusin ne kurth dy te dyshuar per shitje te lendeve narkotike, heroine e hashash, ne Tirane dhe Kavaje. Artur Isaj, 45 vjec, ka rene ne pranga per here te dyte, pasi eshte kapur ne rrugen "Kongresi i Lushnjes", ne momentin qe po shkembente dozen e heroines me nje prej klienteve te tij. Burime zyrtare thane se i dyshuari mbahej nen vezhgim prej disa ditesh dhe ne momentin e ndalimit, pasditen e se martes, i jane gjetur ne cilesine e proves materiale 14,7 gr heroine, e ndare ne 14 porcione. Isaj ka pretenduar se ishte nje perdorues i droges, por sasia e madhe, sipas policise dhe precedentet e meparshem, tregojne se 45-vjecari e shiste drogen. I ndaluari ka qene me pare i denuar per vjedhje, ndersa ne xhep iu gjeten edhe 15 mije leke te reja, qe dyshohet se ishin fitimet e shitjes. Nderkohe qe mengjesin e djeshem, policia e Kavajes ka ndaluar nje 23- vjecar te dyshuar si shperndares. Fatjon Bardhoshi eshte hasur ne rruget kryesore te qytetit dhe gjate kontrollit i jane gjetur 3 gr hashash dhe i eshte sekuestruar telefoni celular dhe makina.