E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, helm vdekjeprurës drejtuar një senatori republikan

SHBA - Zyrtarët amerikanë thonë se një letër në adresë të senatorit republikan Roger Wicker është testuar pozitiv për helmin vdekjeprurës ricin.

Letra u gjet në një nga zyrat shpërndarëse të postës në selinë e Kongresit amerikan, dhe në dy analiza të veçanta është provuar se përmbante helm ricin. Një hetim është në proces.

Ricin është një substancë shumë helmuese dhe një pikë fare vogël mund të shkaktojë vdekjen e një të rrituri.
(a.k/Voa/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›