Poradeci akademik dhe intim
Ne serine e vepres se plote se Lasgush Pordecit dalin dy vellimet publicistika dhe ditari intim.
Dy vellime nga seria e vepres se plote te Lasgush Poradecit kane hyre ne qarkullim. Njeri perfshin publicistiken kritiken letrare. Tjetri eshte ditar dhe korrespondence intime.
Pervecse nuk i gjeje me ne librari ribotimi me rastin e 2009-es Vit i Lagush Poradecit jepet i plotesuar ne dy aspekte te cila i referohen shenimeve qe autori u ka bere botimeve te meparshme materialeve arkivore qe dalin ne drite pas vdekjes se njerit prej poeteve me te rendesishem shqiptare te shekullit te njezete.
Vepra I qe permbledh poezine bazohej ne botimin e pare Bukuresht dhe merrte parasysh korrigjime dhe shenimet qe ka pase lene autori.
Kur flasim per informacion te ri Vepra II qe prezanton Poradecin publicist kritizer nxjerr ne drite Antologji shqipe e kesikoheshme e cila ruhej ne Arkivat e Shtetit . m Studiuesit jane te mendimit se kjo antologji deshmon permasen akademike te Poradecit. E kishte provuar veten ne kete fushe me mbrojtjen e titullit shkencor ne Universitetin e Gracit me 1933 me tezen Eminesku i shperfillur dhe ideologjia e tij popullore dhe atdhetare nje studim gjenetik duke pasur sidomos parasysh lidhjet me kulturen gjermane.
Te Vepra II jane shenimet e tij per Nete shqiptare te Mitrush Kutelit botuesi i Poradecit shenimet per Sic me thote nenua plake te Musine Kokalarit per Gjergj Fishten lirik dhe liriken e Naim Frasherit. Shkruan per artet figurative dhe skenike.
Publicistika ka natyre propagandistike kur eshte fjala per njohjen e kontributit te shqiptareve te Rumanise ne punet e kombit dhe eshte protestues kur therret ndihme per shpetimin e albanologut Norbert Jokl nga fushata spastruese kunder hebrejve.
Poradecin studiues e gjen te Shenime rreth literatures shqipe e vitit 1937. Ai ben nje klasifikim kronologjik dhe krahinor te letersise se vjeter dhe moderne me karakterin e vendit ku pat lindur. Ngjitet te veprat e autoreve klerike te letersia arbereshe trajton marredheniet me mitin dhe legjenden dhe zbret tek bashkekohesit Ali Asllani e Ethem Haxhiademi. Perfundimi eshte ky Sikunder poezia popullore shqiptare mban karakterin e saj dinamik qe eshte nje art dramaciteti pa elementin lidhes te rrefimit sic ka cfaqur literatura shqipe e vjeter me gjithe fene pergjithesisht zoteronjese te kohes instinktin e papermbajtur te mallengjimit ndaj gjuhes dhe ndjenjen e mevetesise etnike te saj ashtu dhe levizja literare moderne e Shqiperise sjell ne cdo krahine dhe natyren e vecante respektive elementaritetin pothuajse mitologjik te Veriut qetesine e zelleshme ndertonjese te Qendreses heroizmen legjendare dhe shpirtin kontemplativ te ngrohet plot me cqetesi krijonjese te Jugut.
Te Antologji shqipe e kesikoheshme trajton poezine dhe prozen e shkurter te autoreve bashkekohes me ate vete Zef Skiroi Asdreni ajupi Loni Ligori Gjergj Fishta Ernest Koliqi Hamid Gjylbegaj Ali Asllani Mitrush Kuteli Kostandin Kristoforidhi Lumo Skendo Anton Logoreci Toger Hilmi Leka. Kjo letersi e re sipas tij eshte nje zgjatje e drejtperdrejteshme e asaj te shekullit te kaluar e cila kish marre ne nje trajte ekspreserisht te theksuar hovin e saj nga vala e madhe e Revolucionit francez pasi ky kish rigjeneruar dyke i ngritur si entitete me fizionomi te prere nacionale shtetet e Europes dhe ato te Ballkaneve.
Korrespondencat dhe ditari intim qe perbejne Vepren III jane te njohura tashme per nje pjese lexuesish. Ato prezantojne ciftin Nafije Mema-Llazar Gusho prej takimit te pare me 1937. Lidhja me martese u dha dy vajza Kostandina dhe Maria. Por periudha e intensive e njohjes jane tre vitet 1937-1940 me leterkembime ndermjet Durresit Pogradecit Tiranes. Shenimet e Poradecit per dite te zakonshme ne province jane te mbushura me detaje qe rrefejne edhe atmosferen e nje vendi ne lufte.
Trashegimtaret mendojne te botojne korrespondencat qe babai pati me personalitete te kultures Eqrem abej Asdreni Tefta Tashko Odise Paskali Mitrush Kuteli.
Ndersa pjesa e dyte e ditarit do te zere nje vellim me vete epoka prej vitit 1942 deri me 1982.
Botimet jane pergatitur per shtyp nga vajzat e autorit Kostandina dhe Maria Gusho me mbeshtetjen e Ministrise se Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve per 110-vjetorin e lindjes se Lasgush Poradecit.