Bush sinjalizon ndryshim të politikës për mbrojtjen e BE-së
President George W. Bush ka deklaruar sot në Samitin e NATO-s, që vendet Europiane të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
“Në këtë samit, unë ju them partnerëve Europianë të rrisin investimet në mbrojtje për të mbështetur NATO-n dhe operacionet e BE-së. Amerika beson se nëse do të rriten investimet, BE do të jetë më e fortë për të bashkëpunuar me ne”- është shprehur Bush.
Komentet e Bushit, sinjalizonin një ndryshim në politikën e mbrojtjes së SHBA-së kundrejt Europës. Më parë ai kishte theksuar rëndësinë e shpenzimeve të mbrojtjes së BE-së brenda kontekstit të NATO-s.
Ai pati një koment pajtues edhe sa i përket Rusisë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me Moskën në çështje të tilla si mbrojtja nga raketat. “Unë besoj se ne mund të ndërtojmë marrëdhënie të mira me Rusinë dhe një aleancë të fortë me NATO-n në të njëjtën kohë” – tha ai.
Ai ka vazhduar të shprehë mbështetje të madhe për aspiratat e Ukrainës dhe Gjeorgjisë në anëtarësimin e NATO-s.
Parisi dhe Berlini kanë shprehur kundërshti për anëtarësimin e këtyre dy vendeve, kjo edhe për shkakun se do të ofendohej Rusia.
“Ne mendojmë se nuk është përgjigje e drejtë për balancimin e fuqisë në Europë midis Europës dhe Rusisë” – tha Fraçois Fillon, kryeministri Francez.