Shitja e "Albtelekomit", pushohen hetimet
Prokuroria e Tiranës ka pushuar hetimet për privatizimin e kompanisë së telekomunikacionit "Albtelekom", me arsyetimin se Këshilli i Ministrave ka vendosur kolegjialisht për procesin e shitjes. Në pamundësi për të marrë nën hetim një organ që prodhon ligje, organi i akuzës është "dorëzuar", duke mbyllur përfundimisht hetimet, pasi ligjet shqiptare e kanë të pamundur që të vënë nën akuzë të gjithë anëtarët e qeverisë. Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare nga Prokuroria e Tiranës, të cilat saktësojnë se gjatë fazave të privatizimit janë gjetur disa parregullsi në përzgjedhjen e firmave që do të hynin në tender. Por, pas përcaktimit të firmës fituese, qeveria ka miratuar vendimin e marrë nga Ministria e Ekonomisë dhe e ka dërguar për ratifikim në Parlamentin e Shqipërisë. Ky i fundit e ka ratifikuar, duke e bërë të pamundur hetimin e prokurorisë.
Procedurat
Hetimet e prokurorisë përcaktuan se me një vendim të Këshillit të Ministrave (VKM) është caktuar Komisioni i Transparencës dhe Konsulencës, i cili përbëhej nga 12 anëtarë. Komisioni drejtohej nga ish-ministri i Ekonomisë, Anastas Angjeli. Anëtarët, me një vendim të Këshillit të Ministrave të mëvonshëm, morën rolin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Pas këtij vendimi, janë shtuar edhe përfaqësues të huaj në konsulentë. Prokuroria përcaktoi se Komisioni i Transparencës ka marrë 2 miliardë lekë "shpërblim" për punë të mirë gjatë procesit të privatizimit të kompanisë shtetërore të telekomunikacionit. Mësohet se pas vlerësimit të ofertave (që ishte një e vetme) është vendosur shitja e "Albtelekomit" me një vlerë 120 milionë euro. Nëse ka abuzime, sipas prokurorisë, anëtarët dhe konsulenti që u futën në komision janë përgjegjës për vlerësimin e gabuar të ofertës.
Hetuesit e çështjes thanë se një firmë e vetme ka bërë ofertë për shitjen e "Albtelekomit". Fillimisht, tri firma kanë qenë në garë, por kanë hequr dorë tri ditë nga zhvillimi i tenderit, duke lënë në garë vetëm një firmë. Prokuroria e Tiranës thotë se dokumentacioni i paraqitur ka qenë jo i plotë. Por, Komisioni i Vlerësimit në vend që të shpallte të pavlefshëm tenderin e ka pranuar ofertën, duke e shpallur firmën fituese të rregullt. Tenderi për përcaktimin e firmës fituese të "Albtelekomit" është zhvilluar në muajin maj të vitit 2005, megjithatë është miratuar më pas nga qeveria dhe ratifikuar nga Kuvendi.
Hetimet e prokurorisë
Në "sitën" e organit të akuzës kanë qenë drejtuesit dhe ish-drejtuesit e Ministrisë së Ekonomisë. Nga një llogaritje e thjeshtë e grupit hetimor, rezulton se një firmë gjermane kishte ofruar miliona euro më shumë se kompania që fitoi tenderin. Por, në fund të vlerësimit të ofertave, komisioni ka vendosur të shpallë fituese firmën turke, duke "injoruar" ofertën gjermane. Kjo e fundit, me një letër drejtuar kabinetit "Berisha", shprehte pakënaqësitë e përzgjedhjes së firmës fituese. Prokuroria mori në dorëzim një kopje të ofertës së paraqitur nga kompania gjermane. Sipas ofertës, firma kishte si qëllim ta zhvillonte "Albtelekomin" në qendër të shërbimeve të telekomunikacionit rajonal. Kompania shtetërore parashikohej të ofronte shërbime konkurruese të telefonisë fikse dhe mobile për 50 për qind të popullatës deri në vitin 2012. Në ofertë parashikohej reduktimi i listës së pritjes për t‘u pajisur me numra të rinj, si dhe ulja e tarifave dhe ngarkesës së roaming-ut ndërkombëtar, sipas standardeve të BE-së. Por gjithçka është hedhur poshtë nga qeveria shqiptare, e cila preferoi 120 milionë eurot e turqve përballë 320 milionë eurove të gjermanëve, çka solli edhe hetimin e Prokurorisë së Tiranës. Pas një sërë pyetjesh dhe verifikimesh, prokuroria "mbylli një sy", duke mos rrezikuar që personat përgjegjës të shpalleshin të pafajshëm nga gjykata, e vendosi që të pushojë hetimet, pavarësisht se janë konstatuar disa parregullsi gjatë procesit të privatizimit.