E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shitja e HEC-eve, Berisha: Na duhen para,PS:Jo transparente

Të tjera rreth shkrimit LIVE TV/ Debat per Lotarine kombetare Ulëz, dje protesta kundër shitjes së HEC-eve TIRANE- Debate në Parlament për privatizimin e  HEC-eve, të Bistricës, Bistrica 1, Ulzës dhe Shkopetit. Opozita e quan privatizimin e 4 HEC-eve të shpejtuar dhe akuzon maxhorancën për privatizim të nxituar për qëllim elektoral. Kompania KURUM ka blerë këto HEC me vlerën  e 110 milionë eurove. Kontrata është miratuar me vendim qeveria dhe do të hidhet në votim sot në Kuvend.  Kreu i grupit Parlamentar të PS-së Gramoz  Ruçi tha se ky proces nuk është transparent dhe shitja e tyre bëhet nënçmim: "Dështove me 3 privatizimet strategjike". Reagon Kryeministri: "Privatizimi i HEC-ve na duhen para për të ndërtuar shkolla, rrugë. Ju shitët falas 24 HEC-e.

Debatet janë shoqëruar edhe me replika mes kryeministrit Berisha, kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi. 
Berisha: "Ju ka mbetur mendja te karrigia e kryetarit. PS është kthyer te muzeu i Enverit. Nuk jeni më në lista. Rama do të zbresë Ruçin nga kali. Cacit i preu kokën pas darkës, s'e ka më këshilltar. Bashkim Fino si Abdyl Frashëri." Ruçi: "Anatemon PS se s'ke çfarë të thuash. Privatizimi proces jo transparent. Po shet HEC disa fish më pak se vetë qeveria turke shiti HEC e veta." 
 
Sot do të votohet dhe dhënia e licencës së llotarisë kombëtare tek kompania austriake me vlerën e 3.5 milion dollarëve.

DEBATE PER LOTARINE KOMBETARE

BALLA: FIRMA ISHTE PARACAKTUAR, BODE:JEMI TE FUNDIT QE E MIRATOJME
Ora 14: 29 Deputeti socialist Taulant Balla tha se “lotaria komëbtare nuk mund të shitet.’ “Është një instrument publik për financimin e sporteve. Ne do ta vendosim në dispozicion të sportit rinisë, fëmijëve jetimë. Ky instrument publik mund të ishte vënë në mbështetje të programeve sociale. Ne do ta anulojmë.”
Balla shtoi më tej se lotaria kombëtare i është dhënë kësaj kompanie austriake, Austrian Lotteries, shumë kohë përara se të nisin procedurat.
“Është pazar i mbyllur shumë kohë më parë se sa të nisin procedurat. Shpallja fituese ishte paralajmëruar shumë kohë më parë. Qeveria greke e shiti me 400 milionë eurosh, në Shqipëri 3. 5 milionë. Në Turqi licenca u shit për 2 miliardë euro.
Në replikë ministri i Financave Ridvan Bode tha ”Jemi vendi i fundit që e miratojmë. Eksperienca që përmendi PS i takon një periudhë të viteve 50- 60, ndërsa vitet e fundit ka shvendosje që lotaritë kombëtare i janë deleguar kompanive private”

HAXHINASTO: CMIMI I PRIVATIZIMIT U VENDOS NË TREG TË HAPUR
Ora 12: 15 Haxhinasto shpjegoi pse HEC i Lanabregasit u shit 3.3 milionë megavat. “Referenca e çmimit për 4 HEC është ajo që u paraqit në një tender të hapur. Nëse thonë se çmimi nuk vendoset në një treg të hapur është problem serioz”- tha Haxhinasto.

RUCI: QEVERIA TURKE SHITI HEC-ET MBI 3 MLN EURO PËR MEGAVAT
Ora 12:10 Kryetari i Grupit PS Gramoz Ruçi në replikë të dytë ngriti pyetjen “pse shqiptarëve ua shet 3 milionë kilovat, (e ka fjalën për Hec e Lanabregasit) ndërkohë që komanisë turke ia jep 1.4 milionë, 5-6 herë më lirë? Berisha nuk më ktheu përgjigje.
"Qeveria turke -tha Ruçi- HEC-tet i ka shitur 6.7 milionë megavat, 6. 8 milionë megavat, 3.3 milionë, 16. 5 milionë, 8. 3 milionë, ndërsa Berisha ia jep 1.4 milionë euro megavat."

BERISHA: BËHUNI BURRA, QE TA NDAL SOT REFERENDUMIN DHE TE VOTONI LIGJET
12:05 "Pse nuk më thoni: z. Berisha, ndale atë referendum se do të votojmë ligjet? Dhe unë do të jem shumë i kënaqur. Ku e kam atë që u bë si Abdyl Frashëri? Bashkim Finon? Ja ku e keni!"

BERISHA LEXON OPINIONET E INSTITUCIONEVE TË HUAJA
12:00 "Ja si shkruajnë: E para, rënia ekonomike ndodhi kudo, po jo në Shqipëri.
E dyta, Shqipëria përballoi shumë mirë ambientin ekonomik të jashtëm jo të farvoshërm
E treta (dëgjon zhurma në sallë)... prisni, do t’i dëgjoni këto se gjithë ditën dëgjoni mediat që përdor Rama për t’ua nxirë shqiptarëve, mundin e djersën e tyre. Këto që ka arritur ekonomia shqiptare, ju s’mund t’i mohoni kurrë.
Drejtorja rajonale e Bankës Botërore thotë: Shqipëria, ndër të paktat në botë që mbajti një rritje ekonomike të qëndrueshme 3,3% . Këtë duhet të besoni ju, jo kryetarin tuaj që thotë se ka rritje por s’ka punësim. Absurde! E morët vesh që iku Caci? S’e ka më këshilltar. Iku ai, i bëri darkë dhe i preu kokën". “Ku e kam atë që u bë si Abdyl Frashëri? Bashkim Finon. Ah, ja ku e keni!.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri përmendi edhe opinionin e ministrit të Ekonomisë Italiane, Umberto  li, por që e ngatërroi duke i vënë mbiemrin e Beppe Grillos. Kjo krijoi të qeshura në sallë, të cilave iu bashkua edhe vetë me humor duke e rregulluar gabimin :Umberto Grilli.

BERISHA: PS SHITI FALAS 24 HEC
ORA 12: 05 ”Berisha tha se shitja e HEC është bërë mbi mesataren e shitjeve të HEC-eve të tilla në botë.
“Në kohën kur PS mori kursin e reformave, e mori nuk e them por tani është kthyer tek muzeu i Enverit, është e vërtetë që bëri disa privatizime por sa i shitët ju 24 HEC? I keni falur. “

RUÇI: DËSHTOVE ME 3 PRIVATIZIMET STRATEGJIKE
Ora 11: 55 “Jep llogari pse dështove me privatizimin e parë strategjik për shpërndarjen e energjisë. Privatizimin e ARMOS dhe Albpetrol. Ky është suksesi dhe dëshmiti jot. Ndërsa privatizimet e PS dje në pushte janë njëra më e suksesshme se tjetra. Dhe t'i kam numëruar të 9-tat në këtë parlament.”

Ruçi tha se Berisha nuk dha asnjë shpjegim “Përse ky privatizim është i personalizuar dhe nënçmim, dhe nuk ka asnjë transparencë. Përse ndërrove vendimin e qeverisë, të përshtatsje të dhënat e ofertuesit me vendimin e qeverisë. E ndryshove atëherë kur ofertuesi do jepte ofertën. Këtë kërkojmë ne. Vjet u shite qytetarëve të kryeqytetit tënd 15 milionë euro. 3 milionë euro për megavat. Ua shite dhe do ta shlyejnë qytetarët e Tiranës nëpërmjet faturave të ujit. 20 milionë është fitimi në vit, për 4 vjet shlyen të gjithë detyrimin. Ja pse thotë se është nëncmim, korruptim dhe jotransparent. Nëse është shitur 100 milion, gati 40 milionë në qeverisjen e PS është marrë nga Gjermania kredi për Bistricën, dhe shqiptarët do shlyejnë kredinë.

BERISHA- RUÇIT: RAMA DO TË TË ZBRESË NGA KALI
Ora 11: 56 “Mirë unë që e zbrita nga kali atë në vitin 1992 dhe ta zbresësh dhe tani nga kali që ka mbetur këtë e bën Edi Rama dhe jo unë”- tha Berisha

RUÇI: MOS BËNI DEMAGOGJI, PRIVATIZIM I KORRUPTUAR
Ora 11:55 Ruçi tha se Berisha sulmon socialistët pasi nuk ka ç’të thotë me privatizimin.
“Zotëri e fillove me gjyshin e Damian Gjiknurit dhe përfundove tek listat e deputetëve PS. Mesa duket nuk ke çfarë të thuash për atë që u ngrite të flasësh.”
“Anatemimit që i bën se është kundër privatizimit është demagogji. PS është pro privatizimit kur është transparent, ligjir dhe kushtet dhe nuk vjen era korrupsion dhe kur është në shërbim të qytetarëve shqiptarë.”- tha Ruçi.

CEZ, BERISHA: PROCESI I PRIVATIZIMIT ISHTE I RREGULLT 
Ora 11:40 Lidhur me dështimin e CEZ Berisha tha se “Privatizimi ishte i rregullt dhe i sukseshshëm, Dështoi në Shqipëri, tregu i ka këto rregulla, po dështove ike.
“Privatizimi i HEC nuk ka lidhje me zgjedhjet... Sulmuat kromin, por ne do të trefishojmë investimet në këtë sektor. Me alergjinë tuaj ndaj tregut ju garantoj se një nga një do përfundoni roje dhe murator në muzeun e Hoxhës në Gjirokastër” tha Berisha.

BERISHA: JU KA MBETUR MENDJA TE KARRIGIA E KRYETARIT
Ora 11:39 ”Pse ju nuk bëheni pjesë e këtyre zhvillimeve por ju ka mbetur mendja te karrigia e kryetarit. Ju garantoj se do ta këndoni atë këngë edhe 15 vjet të tjera, por më mirë angazhohuni për problemin e qytetarit sesa për karrigen e kryetarit. Zgjidheni vetë.”

BERISHA, DEPUTETËVE TE PS: RAMA PO JU HEQ NGA LISTA, JU BEN KURBAN
Ora 11: 43 Berisha u tha deputetëve socialistë se kreu i PS-së do i heqë nga lista e deputetëve për zgjedhjet e qershorit.
“Nga lista po ju heq. Kur e nisi me Kukësin Kurbanin, juve s’ju ka asgjë. Çfarë t’ju them unë ju”

BERISHA :PRIVATIZOJMË SE NA DUHEN PARA PËR SHKOLLA E RRUGË"
Ora 11: 30 Berisha shpjegoi se përvecse i përmbahemi parimit tonë duhet të jemi të hapur. Ai tha se këto para i duhen për të investuar në shkolla, spitale e rrugë
“Ne i privatizojmë sepse me energjinë mund ta blejmë, por rrugët e shtruara nuk i blejmë dot duhet ti shtrojmë vetë. Rrugë të asfaltuara nuk gjejmë në tregje ndërkomëbtare. Shkolla të reja nuk importojmë dot, na duhen para për të ndërtuar shkolla. I privatizojmë sepse po ndërtojmë dhjetra të tjera, subvencione për ullishtet, arrorë serat. Na duhen para për ju.”

SHEREFEDIN SHEHU: PS FALI 15 HEC-E
Ora 11: 20 Deputeti demokrat, Sherefedin Shehu tha se me paratë e investimeve do të ndërtohen rrugë, shkolla e spitale. “Nuk ka të bëjë aspak me përmbajtjen e këtij ligji. Ne e kemi bërë këtë debat dhe e kemi marrë vendimin për privatizimin sot bëjmë vetëm ratifikimin e kontratës. Me këtë akt nuk bëhet privatizimi i ndonjë burimi, por diga, makineritë, asetet që kanë të bëjnë me prodhimin e energjisë, ndërsa burimet ujore nuk privatizohen”

Shehu tha se socialistët gjatë periudhës 2001- 2003 kanë falur 15 HEC. ”Nuk është etike e nuk keni moral të flisni pasi ju falët 15 HEC. ”

BRAÇE: RREZIKON TE RRITET ÇMIMI I ENERGJISE
Ora 11: 10 Erjon Braçe, deputet i PS-së, tha se “Kuvendi është kthyer në një lavatriçe që lan e than marrëveshjet e korruptuara të qeverisë në shitje të atdheut”.  Braçe thotë s privatizimi i HEC është nën çmim dhe Berisha po e privatizon për të përfituar jo për të dalë nga kriza.

”Rrezikon 3 herë rritjen e çmimit të energjisë. Ku do të shkojnë dhe kush po i merr 100 milionë eurot?”- ngriti pyetjen duke iu drejtuar Berishës. se: "Ky injorant kujton se po shet domate me shumicë."

HAXHINASTO: PO MANIPULONI
Ora 10:55 Ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës në replikë tha se deklaratat e PS-së janë ”të pavërteta dhe manipulime”. ”Çmimi është mbi mesataren e shitjes së HEC të ngjashme.”- tha Haxhinasto

ARBEN AHMETAJ: “PASURITË PUBLIKE PO I JEPET NJË PRIVATI FALAS
Ora 10:47 Arben Ahmetaj e quajti seancën e sotme ”funeral të pronës publike”. “Pasuritë publike po i jepet një privati falas. Kemi të bëjmë me strategji për të harxhuar pasuritë e shqiptarëve në fushatë elektorale”- tha deputeti i PS-së Arben Ahmetaj.
Sipas Ahmetajt privati blen 4 HEC në mirëfunksionim. Ai e mbylli fjalën duke pretenduar se edhe nëse miratohet privatizimi pas 23 qershorit kjo pasuri do i kthehet shqiptarëve dhe i bëri thirrje banorëze të votojnë PS më 23 qershor.
“Ne jemi të bindur se pas fitore së 23 qershorit do ia kthejmë publikut dhe kjo është e mundur dhe ibëjmë apel që të mos votojnë, ju keni detyrim t’ia ktheni duke votuar më 23 qershor.. (i ndërpret fjalën Topalli)

NDRYSHIMET NE LIGJIN E MEDIAS
Ndryshimet në Ligjin për Mediat Audiovizive kalon në seancën e sotme për miratim. Ndryshimet në ligj janë miratuar në Komisionin e Medias me votat e mazhorancës dhe pas debateve të shumta me opozitën e cila kundërshton këto ndryshime.

Mazhoranca kërkon që anëtarët e KKRT-së të zgjidhen me shumicë të thjeshtë në Kuvend, duke rrëzuar propozimin e socialistëve, që kërkojnë votim me shumicë të cilësuar.
Opozita tashmë ka deklaruar votën kundër ligji. Deputetët Valentina Leskaj dhe Alfred Dlipi, anëtarë në komisionin e medias kanë deklaruar se “është i papranueshëm votimi në Kuvend i enteve rregullatorë me shumicë të thjeshtë.

Opozita ka vullnet të bëjë një ligj që garanton pavarësinë e televizioneve dhe pozita e pati rastin të votonte një herë me konsensus. Mirëpo, këtu edhe ligji po vihet në funksion të kryetares së KKRT-së, Endira Bushati. Deputeti Alfred Dalipi gjithashtu ka kërkuar që të forcohen sanksionet ndaj operatoreve që piratojnë programe.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›