Zgjidhni politikanin që doni t’ju përfaqësojë! Voto tani në
Të tjera rreth shkrimit Votoni Sondazhin e Shqiptarja.com VOTONI TANI
TIRANE- Ndërsa krerët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike janë të impenjuar në përpilimin e listave të kandidatëve, Shqiptarja.com po bën një sondazh online që bëhet për herë të parë: u kërkon qytetarëve të tregojnë se cili do të ishte kandidati i tyre i preferuar.
Në Europë dhe në botë i quajnë “Primarie” dhe bëhen edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës: Pikërisht për të shmangur faktin që të jenë Partitë ato që vendosin se kush duhet të zgjidhet, siç lejon ligji aktual elektoral në Shqipëri, siç ndodh edhe në Itali, pra të jenë zgjedhësit ata që bëjnë një seleksionim të parë.
Sondazhi ynë përfshin vetëm PD dhe PS dhe jo partitë e tjera (psh LSI, PBDNJ etj.) sepse nuk pyet se për kë Parti do të votojë, por vetëm cilin kandidat do të zgjidhje dhe kështu u drejtohet vetëm zgjedhësve të PD dhe të PS.
Emrat e kandidatëve për çdo qark janë ata të publikuar deri tani në media, kështu listat nuk mund të jenë të plota. Sistemi parashikon vetëm një votë në ditë për çdo qark dhe është ndërtuar në mënyrë të tillë për të reduktuar deri në minimum rrezikun e manipulimit online.
Rezultati i votimeve mund të përdoret dhe të orjentojë Liderët e dy partive më të mëdha shqiptare se si të plotësojnë dhe të vendosin për të plotësuar listat. Eshtë hera e parë që në Shqipëri bëhet një sondazh i tillë, duke u dhënë votuesve të drejtën për të zgjedhur kandidatët që preferojnë. Mbetet të shihet nëse Partitë do të respektojnë dëshirat e zgjedhësve.
VOTONI TANI
(sg/shqiptarja.com)