“Bllokimi i Statusit Kandidat i kushton bujqësisë 20 milion euro në vit”
Flet Genc Juka, këshilltar i ministrit të Bujqësisë
Shqipëria dhe shqiptarë ka humbur shumë para dhe fonde nga mosmarrja e statusit të vendit kadnidat. Një prej sektorëve më të goditur është bujqësia dhe fermerët të cilët kanë humbur afro 20 milionë euro në vit mbështetje të drejtpërdrejtë për fermerët për nxitjen e prodhimit bujqësor dhe aktivisteve prodhuese nga ana e Bashkimi Evropian, për shkak të refuzimit të statusit kandidat si pasojë e mos votimit të tre ligjeve në parlament nga ana e Partisë Socialiste. “Menjëherë sapo Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat do të përfitojë nga politika e përbashkët europiane. Marrja e statusit kandidat do i siguronte Shqipërisë një 15-deri 20 milionë euro në vit mbështetje për bujqësinë, për të stimuluar pikërisht të gjitha aktivitetet bujqësore. Ndonëse këto kontribute bujqësia shqipatre po i përfton vetëm nga qeveria shqiptare”, deklaron këshilltar i Ministrit të Bujqësisë, Genc Juka. Këto fonde do shkonin në mënyrë direkte te fermerët sipas modelit të fondeve IPA. “Fondet do shkonin në nxitjen e prodhimit vendas, në bujqësi dhe blegtori, duke rritur standardet, si për shembull në kultivimin e arrorëve, industrinë përpunuese”, theksoi Juka.
Këshilltari i ministrit te Bujqësisë, Genc Jukavëren se politika duhet të vendosi në radhë të parë interesat e qytetarëve. “50 përqind e popullsisë shqiptare jeton në zonat rurale, dhe ata janë përfituesit më të mëdhenj të marrjes së statusit të vendit kandidat.
Ndërkohë disa ditë më parë gjatë takimit të monitorimit të fondeve IPA, mes BE dhe ministrisë së Integrimit, Ministrja Bregu u shpreh se në rast se Shqipëria do të kishte sot statusin e vendit kandidat do të kishim pasur mundësinë për të përfituar më tepër fonde të IPA-s; Ajo çfarë i ka munguar Shqipërisë në këto kohë nuk është aspak vullneti i kësaj qeverie për të kryer reforma të suksesshme por është vullneti i opozitës për t’u afruar e për ta vendosur së bashku axhendën kombëtare mbi gjithçka tjetër. Ndërkaq BE ka investuar prej 2007 deri më sot nëpërmjet fondeve IPA rreth 600 milionë euro të alokuara kryesisht për rritje kapacitetesh institucionale, infrastrukture, drejtësi e çështjet e brendshme, zhvillim rural e kulturor, mjedis e bashkëpunimi ndërkufitar.