E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Nderi i Kastratit” për martirët antikomunistë

04-03-2013 / Gazeta 55

42 martirë janë nderuar në përkujtimin e 68 vjetorit të Kryengritjes Antikomuniste të Malësisë së Madhe, organizuar nga Komuna e Kastratit

Komuna e Kastratit, në rrethin e Malësisë së Madhe, ka nderuar me titullin “Nderi i Kastratit”, 42 martirë të kësaj zonë të pushkatuar, të vdekur në kampet e internimit, apo të vrarë në kufi gjatë regjimit komunist. Nderimi i tyre u bë gjatë përkujtimit të 68 vjetorit te Kryengritjes Antikomuniste të Malësisë së Madhe. Kryetari i komunës së Kastratit Viktor Popa deklaroi se amaneti i tyre ishte dhe është Shqipëria Europiane.
“Sot nderojmë me kujtim dhe me respekt të parët tanë që sakrifikuan jetën në përpjekjet për të mos lejuar që sistemi komunist të instalohej në Shqipëri. Sot duhet të ndjehemi krenarë për këto trima që bënë kryengritjen parë antikomuniste në Shqipëri. Sot duhet të ndjehemi krenarë për këto trima. Të parët tanë na kanë lënë amanet atdhedashuri për vendit tonë dhe në kanë trashëguar liri, kanë sakrifikuar jetën e tyre që vijnë këtu në një ditë demokracie. Asnjë kastratas nuk mund të harrojë amanetin e të parëve, dhe ne kemi detyrën t’ia kthejmë borxhin edhe për vendin tonë”.
Kryetari Qarkut të Shkodrës, Maxhid Cungu theksoi se banorët e Kastratit kanë sakrifikuar gjatë pesëdhjetë viteve të diktaturës duke qenë kundërshtarë të vendosur të regjimit komunist. “Djemtë më të mirë dha jetën në shërbim të idealeve të demokracisë, ata kishin një ëndërr që Shqipëria të mos shkëputet nga Europa, Dhe për këtë ata sakrifikuan vetë dhe familjet e tyre dhe për 50 vite me radhë ata përjetuan një trajtim çnjerëzor si shumë e shumë bija e bij të Shqipërisë. Sot në shohim ëndrrën e tyre në një realitet të ri, Shqipëria është shkëputur nga diktatura”. Më pas tituj nderi u ndanë 42 martirëve të Kastratit.  Gjatë 50 viteve të diktaturës, Kelmendi dhe kelmendasit u rrethuan me një gardh të hekurt, që synonte rrethimin e banorëve të kësaj zone. Por, shumë prej tyre arritën të thyejnë këtë gardh dhe të arratisen drejt Perëndimit, kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku sot jeton e punon një numër i madh familjesh kelmendase.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›