E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shitja e OSSH, paditet Gjergj Bojaxhiu

Sipas Kozajt, Bojaxhi ka inventarizuar asetet me një ligj të shfuqizuar. "Po vidhet pasuria e shqiptarëve"


Ish-audituesi i KESH-it, Dashnor Kozaj, padit në gjykatë drejtorin e KESH-it. "Abuzoi me privatizimin e OSSH-së"


Drejtori i Korporatës Elektroenergjetike, Gjergj Bojaxhi, është paditur në gjykatë, pasi akuzohet nga një punonjës i korporatës se ka abuzuar me procesin e privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes. Kërkesëpadia është bërë në Gjykatën e Tiranës nga audituesi i KESH-it, Dashnor Kozaj. Ai ka dorëzuar në redaksinë e "Shekulli"-t një kërkesëpadi ndaj drejtorit të KESH-it, Gjergj Bojaxhi, ku e akuzon për shkelje, që sipas tij, arrijnë në qindra milionë euro.

Objekti i kërkesëpadisë së tij konsiston në tre pjesë. Në pjesën e parë ai pretendon se transferimi i tij si auditues nga KESH-i tek OSSH-ja, është bërë në kundërshtim me dispozitat e Kodit të Punës.

"Por kjo,- thotë Kozaj,- është pjesa më e parëndësishme e procesit", i cili ka nisur dje procesin në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë. Ai akuzon ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, dhe drejtorin e KESH-it, Gjergj Bojaxhi, si personat që po kryejnë një privatizim të dëmshëm dhe antikombëtar të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.


Privatizimi i OSSH-së

"Zoti Kryetar, vetëm nëpërmjet ndërhyrjes urgjente me një vendim gjyqësor nga Gjykata, mund të parandalohet vjedhja më e madhe që po i bëhet ekonomisë së vendit tonë. Bëhet fjalë për privatizimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes të energjisë elektrike",- kështu nis kërkesëpadia e tij. Kozaj pretendon se vlera reale e OSSH-së është mbi 700 milionë euro, dhe po të futet këtu ekskluziviteti që ajo ka, atëherë ajo duhet të jetë më e lartë.


Audituesi i KESH-it kërkon nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë shtyrjen e procesit të privatizimit, pasi, sipas tij, nuk është bërë inventarizimi i rregullt në bazë të ligjit "Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare", për të gjithë asetet që ka nën administrim OSSH-ja. "Janë ulur në mënyrë të qëllimshme dhe artificiale vlera e aseteve, të cilat vlejnë mbi 700 milionë euro.

Ato nuk janë të regjistruara në Zyrat e Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme, si në Tiranë ashtu edhe në të gjitha rrethet e Shqipërisë në bazë të ligjit".- shkruhet në kërkesëpadinë e Kozajt.

Ai thotë më tej, se nuk janë bërë vlerësimet reale me ekspertë për të përcaktuar vlerën e vërtetë të aseteve të OSSH-së.

Ai akuzon drejtorin e KESH-it se ka punuar me një ligj të shfuqizuar për të bërë inventarizimin e aseteve. Kozaj thotë se shkelja kryesore e Gjergj Bojaxhuit, i cili sipas tij ka shkaktuar një dëm ekonomik prej 600 milionë eurosh, ka futur referencë ligjore, me anën e të cilës kanë punuar të gjithë komisionet në të gjithë Shqipërinë, një ligj të shfuqizuar nga Parlamenti Shqiptar.

"Bëhet fjalë për ligjin nr. 7661, dt. 19.01.1993, "Për kontabilitetin". Ky ligj është shfuqizuar nga ligji nr. 9228, dt. 29.04.2004, "Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare", ndryshuar me ligjin nr. 9477, dt. 09.02.2006 neni 26",- shkruhet në këtë kërkesëpadi.


Pas inventarizimit, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes do t'i nënshtrohej procesit të privatizimit. Sipas Kozajt, vlerësimi i OSSH-së ka qenë 130 milinë euro, ose e përcaktuar për t'u privatizuar, 102 milionë euro. Kjo, thotë Kozaj, është vetëm 18% e vlerës reale të OSSH-së.

Vlerësimi i nënstacioneve

Në të gjithë vendin, ish-audituesi i KESH-it thotë se janë 163 nënstacione të tensionit të lartë. "Minimumi i kostos së vlerësuar të një nënstacioni është realisht 300 mijë euro, përfshirë edhe çmimin e tokës ku është përfshirë objekti. Atëherë, 163X 300.000 euro = 48.900.000 euro. Pra, vetëm vlera e nënstacioneve, e ulur maksimalisht, është afro 50 milionë euro",- thotë Kozaj.

"Më transferuan, se denoncoja aferat"


"Gjatë kohës që kam qenë me raport mjekësor, më transferuan nga KESH-i tek OSSH-ja",- kështu deklaron ish-audituesi Dashnor Kozaj. Sipas tij, transferimi bie në kundërshtim me Kodin e Punës, pasi në bazë të tij, punëdhënësi nuk mund të vërë në dispozicion të një punëdhënësi tjetër një punëmarrës të tij, pa pëlqimin e këtij të fundit. "Në këtë rast, mbetet në fuqi kontrata fillestare mes punëdhënësit dhe punëmarrësit. Por, sipas Kozajt, largimi i tij nga KESH-i, është bërë për shkak se ka kundërshtuar disa veprime, që sipas tij bien ndesh me ligjet në fuqi. Duke iu rikthyer kontratës së punës, ai thotë se në bazë të ligjit, "Punëdhënësi nuk mund të zgjidhë kontratën në kohën kur, sipas legjislacionit në fuqi, punëmarrësi përfiton pagesë paaftësie të përkohshme në punë nga punëdhënësi, ose sigurimet shoqërore, për një periudhë deri në një vit, si dhe kur punëmarrësi është me pushime të dhëna nga punëdhënësi. Kozaj kërkon me gjyq pagesën për kohën që ka qëndruar pa punë.
Sipas Kozajt, Bojaxhi ka inventarizuar asetet me një ligj të shfuqizuar. "Po vidhet pasuria e shqiptarëve"


"Bojaxhi, mbi 600 milionë euro abuzime me OSSH-në"

Ish-audituesi i KESH-it, Dashnor Kozaj, padit në gjykatë drejtorin e KESH-it. "Abuzoi me privatizimin e OSSH-së"

Drejtori i Korporatës Elektroenergjetike, Gjergj Bojaxhi, është paditur në gjykatë, pasi akuzohet nga një punonjës i korporatës se ka abuzuar me procesin e privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes. Kërkesëpadia është bërë në Gjykatën e Tiranës nga audituesi i KESH-it, Dashnor Kozaj. Ai ka dorëzuar në redaksinë e "Shekulli"-t një kërkesëpadi ndaj drejtorit të KESH-it, Gjergj Bojaxhi, ku e akuzon për shkelje, që sipas tij, arrijnë në qindra milionë euro. Objekti i kërkesëpadisë së tij konsiston në tre pjesë. Në pjesën e parë ai pretendon se transferimi i tij si auditues nga KESH-i tek OSSH-ja, është bërë në kundërshtim me dispozitat e Kodit të Punës. "Por kjo,- thotë Kozaj,- është pjesa më e parëndësishme e procesit", i cili ka nisur dje procesin në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë. Ai akuzon ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, dhe drejtorin e KESH-it, Gjergj Bojaxhi, si personat që po kryejnë një privatizim të dëmshëm dhe antikombëtar të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.
Privatizimi i OSSH-së
"Zoti Kryetar, vetëm nëpërmjet ndërhyrjes urgjente me një vendim gjyqësor nga Gjykata, mund të parandalohet vjedhja më e madhe që po i bëhet ekonomisë së vendit tonë. Bëhet fjalë për privatizimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes të energjisë elektrike",- kështu nis kërkesëpadia e tij. Kozaj pretendon se vlera reale e OSSH-së është mbi 700 milionë euro, dhe po të futet këtu ekskluziviteti që ajo ka, atëherë ajo duhet të jetë më e lartë. Audituesi i KESH-it kërkon nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë shtyrjen e procesit të privatizimit, pasi, sipas tij, nuk është bërë inventarizimi i rregullt në bazë të ligjit "Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare", për të gjithë asetet që ka nën administrim OSSH-ja. "Janë ulur në mënyrë të qëllimshme dhe artificiale vlera e aseteve, të cilat vlejnë mbi 700 milionë euro. Ato nuk janë të regjistruara në Zyrat e Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme, si në Tiranë ashtu edhe në të gjitha rrethet e Shqipërisë në bazë të ligjit".- shkruhet në kërkesëpadinë e Kozajt. Ai thotë më tej, se nuk janë bërë vlerësimet reale me ekspertë për të përcaktuar vlerën e vërtetë të aseteve të OSSH-së. Ai akuzon drejtorin e KESH-it se ka punuar me një ligj të shfuqizuar për të bërë inventarizimin e aseteve. Kozaj thotë se shkelja kryesore e Gjergj Bojaxhuit, i cili sipas tij ka shkaktuar një dëm ekonomik prej 600 milionë eurosh, ka futur referencë ligjore, me anën e të cilës kanë punuar të gjithë komisionet në të gjithë Shqipërinë, një ligj të shfuqizuar nga Parlamenti Shqiptar. "Bëhet fjalë për ligjin nr. 7661, dt. 19.01.1993, "Për kontabilitetin". Ky ligj është shfuqizuar nga ligji nr. 9228, dt. 29.04.2004, "Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare", ndryshuar me ligjin nr. 9477, dt. 09.02.2006 neni 26",- shkruhet në këtë kërkesëpadi. Pas inventarizimit, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes do t'i nënshtrohej procesit të privatizimit. Sipas Kozajt, vlerësimi i OSSH-së ka qenë 130 milinë euro, ose e përcaktuar për t'u privatizuar, 102 milionë euro. Kjo, thotë Kozaj, është vetëm 18% e vlerës reale të OSSH-së. Eltion Hoxha

Vlerësimi i nënstacioneve

Në të gjithë vendin, ish-audituesi i KESH-it thotë se janë 163 nënstacione të tensionit të lartë. "Minimumi i kostos së vlerësuar të një nënstacioni është realisht 300 mijë euro, përfshirë edhe çmimin e tokës ku është përfshirë objekti. Atëherë, 163X 300.000 euro = 48.900.000 euro. Pra, vetëm vlera e nënstacioneve, e ulur maksimalisht, është afro 50 milionë euro",- thotë Kozaj.

"Vlerësim qesharak i objekteve të OSSH-së"

Pjesë nga kërkesëpadia:

Vazhdojmë më poshtë:
Objekti me nr. Rendor 2980, i emëruar Dega e Shitjes te rruga e "Durrësit", afër Ministrisë së Arsimit. Ky objekt është vlerësuar për 323 m2, në vlerën 1.353.771 lekë. Sa qesharakë janë këta nëpunësit e Genc Rulit dhe Gjegj Bojaxhiut.
-Në këtë vend, vlera e truallit kalon me 2000 euro për metër katrorë. Pra, pa frikë, ky objekt duhej të vlerësohej mbi 650 mijë euro.
..............................
Objekti me numër rendor 2981, Zyrat e Inspektimit, përballë Bankës Qendrore, ose në krah të Postës Qendrore, këto zyra kanë një sipërfaqe prej 126 m2. Këtij objekti ia kanë caktuar çmimin 528.082 mijë lekë. Sot, në këtë vend, është arka Nr. 19. Po ta nxjerrësh në shitje, ky objekt merret me minimumi 4000 euro/m2. Pra, me vlerësimin e çmimit të tregut, ky objekt kushton mbi 500 mijë euro.


 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›