E Shtunë, 31 Tetor 2026

Centrali bërthamor, dy vende dalin kundër projektit

Mediat kroate raportojnë se Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi, kanë dalë kundër ndërtimit të një centrali të tillë

Projekti i përbashkët kroato-shqiptar për ndërtimin e një centrali bërthamor për prodhimin e energjisë elektrike, mund të ngelet vetëm në letër. Mediat kroate deklarojnë se Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi kanë deklaruar se nuk do të lejojnë reaktorët e energjisë të kalojnë nëpër territorin e tyre. Zyrtarë të lartë malazezë, citohet të kenë thënë se Mali i Zi është i shqetësuar rreth rrezatimit dhe nuk e preferojnë këtë projekt. Madje, këto media shkruajnë se centrali është parashikuar të ndërtohet në Shkodër, e cila është në afërsi të kufirit me Malin e Zi.
Projekti
Kroacia dhe Shqipëria parashikojnë të ndërtojnë një central bërthamor, dhe kanë ftuar Bosnje e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë të bëhen pjesë e këtij projekti energjetik. Kryeministri Berisha, gjatë takimit që zhvilloi para dy javësh në Zagreb, citohet të ketë thënë se Kroacia ka një model shumë të mirë, atë të Kreckos me Slloveninë dhe nga të gjitha bisedimet e sotme jam më optimist se kurrë për të ardhmen e këtij projekti. Madje, ky central ka qenë një nga temat kryesore të takimit me homologun e tij, Ivo Sanader. Kryeministri Berisha u shpreh se bashkë me Kryeministrin Sanader vendosëm të punojmë së bashku edhe me vende të tjera të rajonit, si Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia, për të ndërtuar një central të përbashkët nuklear. Kroacia, nënvizoi Kryeministri Berisha, ka një model shumë të mirë, atë të Kreckos me Slloveninë dhe nga të gjitha bisedimet e sotme jam më optimist se kurrë për të ardhmen e këtij projekti". Projekti parashikon që energjia e prodhuar nga centrali bërthamor do të kalojë nëpërmjet Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës, të cilat ishin parashikuar t'i bashkohen kësaj vepre. Mediat kroate shkruanin se kjo ide ishte hedhur nga Kryeministri Sanader dhe ishte mirëpritur nga homologu Berisha. Sipas planit, Kroacia do të sjellë në Shqipëri ekspertët e saj më të njohur, të cilët kanë eksperiencë me punën e tyre në termocentralin bërthamor të Kreckos, të cilin e ka sa bashku me Slloveninë. Sipas mediave kroate, ky projekt është marrë shumë seriozisht nga qeveria kroate dhe shumë shpejt pritet që ministra dhe ekspertë të saj të vizitojnë Tiranën. Ato raportojnë se takimi mes dy palëve ka shumë gjasa të zhvillohet në fillim të muajit mars, ku në përfundim të tij, pritet të bëhen publike detajet e projektit.


 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›