E Shtunë, 31 Tetor 2026

DHTI, memorandum bashkëpunimi me gratë afariste

Shoqata e grave afaristëve ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me Dhomën e Tregtisë së Tiranës. Me nënshkrimin e këtij memorandumi që parashikon dhënien e ndihmës për gratë e biznesit e pranishme ka qenë edhe zv.ministrja e Punës, Filloreta Kodra.

"Ky memorandum jo vetëm në aspektin e bashkëpunimit ekonomik, po ka një rëndësi të vecantë për vlerësimin e gruas dhe pjesëmarrjes së saj në zhvillimin e shoqërisë shqiptare", deklaroi Nikolin Jaka, kreu i DHTI-së.

"Marrëveshja që është lidhur sot me DHTI dhe shoqatën e grave në biznes të zgjerohet dhe të shtohet akoma më tepër, me lidhjen e një marrëveshje me DHTI dhe Ministrisë së Punës për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet biznesit dhe Ministrisë së Punës", u shpreh zv. ministrja Kodra.

DHTI në bashkëpunim me shoqatën e grave afariste ka pasur bashkëpunim edhe më të hershëm në kuadrin e të cilit janë botuar disa broshura informative dhe janë zhvilluar trajnime për gratë e biznesit.

Adi Darsi < I mëparshmi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›