E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nën pushtetin e internetit, prezantohet projketi për një Shqipëri elektronike

Zhvillimi teknologjik në Shqipëri dhe sidomos përhapja e internetitv ishin dy prej pikave kyçe të fjalës së mbajtur prej ministrit të shtetit Genc Pollo në konferencën me temë "Politikat në sektorin e komunikimeve elektronike". Kjo do të plotësojë dhe një prej kushteve të kërkuara prej BE-së për zhvillimet elektronike.
Ndërkohë që hyrja në treg e një kompanie të tretë telefonie në treg ka bërë që tarifat telefonike të afrohen me mesataren e Europës u shpreh autoriteti i komunikimeve elektronike dhe postare Piro Xhixho. Pritet që futja e kompanisë së katërt në qershor të ndikoj edhe më tepër në uljen e tarifave.
Një rishikim dhe një përmirësinm sipas Pollos i duhet bërë dhe kuadrit ligjor fakt kjo që do ndikonte dhe në krijimin e kushteve tërheqëse për investitorët e huaj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›