"Më tepër mbështetje për sportin e skive në Shqipëri"
Në një konferencë për shtyp së bashku me Presidentin e KOKSH-it, Agim Fagu, Tola u shpreh i kënaqur për mbështetjen që ka pasur nga tifozët shqiptarë jashtë Shqipërisë. “Kam pasur shumë mbështetje nga shqiptarët që jetojnë jashtë. Ne ishim një nga shtetet më të vogla dhe të shihje flamurin shqiptar mes publikut të garës, qe kënaqësi e madhe. Nuk flas vetëm për shqiptarë që jetojnë në Kanada, por edhe kandezë që ishin tifozë për Shqipërinë", tha Tola.
Por ai shprehu shqetësimin se për sportin e skive është bërë shumë pak në Shqipëri, ndërkohë që sporti shqiptar nëpër botë është bërë i njohur vetëm nga sportet individualë si mundja apo peshëngritja. Duke folur për anën teknike të garave të tij, skiatori 24-vjeçar tha: “Në Olimpiadë kam marrë pjesë në slalomin gjigand dhe në slalomin special, ndërsa në super G nuk u lejuan të marrin pjesë skiatorët nga vendet e vogla për arsye sigurie".
Ai shtoi se garoi me kujdes, pasi donte ta përfundonte garën. “Në garën e dytë doja të ngrija pak marshin, gabova pak, por e rimora veten. Ndërsa tek slalomi special, kur dola jashtë gare dhe u ktheva 50 metra pas duke humbur mjaft kohë, bëra një veprim që shumë pak skiatorë mund ta bëjnë. Doja që flamuri shqiptar të ishte në renditje, megjithëse në vendin e fundit. E dija që do të përfundoja i fundit, por ky është shpirti olimpik, të përfundosh garën, pra të konkurrosh", përfundoi Tola.