E Diel, 1 Nëntor 2026

Udhëtimi i "Giffoni"-t, festivali ndalet në Lezhë

Edicioni i radhës i festivalit të filmit për fëmijë "Giffoni Albania", nga Saranda e Vlora, është ngjitur në Lezhë, sipas traditës së vijimit në disa qytete. Pas shfaqjes së katër filmave, drejtori ekzekutiv i festivalit, Namik Ajazi, tha se "qëllimi është afrimi i fëmijëve dhe adoleshentëve me kinemanë". Në "Giffoni Albania 2008", janë përfshirë pesë filmat më të mirë për fëmijë të moshës mbi 12 vjeç, si "Miq për jetë", "Magjistarja e vogël", "Misa e ujqërve", "Efekte të rrezikshme" dhe "Ndihmë, u bëra djalë". Ky edicion nisi në qytetin e Sarandës, vijoi në Vlorë, Pogradec, Durrës e së fundi në Lezhë. Në muajin tetor do të zhvillohet edhe nata gala e "Giffoni Albania", ku do të shpallen edhe filmat fitues.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›