E Diel, 1 Nëntor 2026

“Shkarkim nga detyra drejtuesve vendorë nëse nuk mbajnë të pastër territorin”

08-09-2011 / Gazeta 55

Qeveria, plan të gjerë masash dhe iniciativa ligjore për pastrimin e territorit

Kreu i ekzekutivit Sali Berisha njoftoi dje hartimin e një plani të gjerë masash për pastrimin e territorit nga makinat jashtë përdorimit e të hedhura në mjedis, që përfshin një qëndrim të ri ndaj mjedisit dhe pastrimit të territorit, ashtu edhe amendime ligjore që parashikojnë masa më të forta shtrënguese si ndaj shkelësve të tij, edhe personave të ngarkuar me mirëmbajtjen e territorit.
Kryeministri e trajtoi gjerësisht këtë çështje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, duke e konsideruar atë një plagë për vendin që kërkon një zgjidhje të shpejtë. Sipas kryeministrit, situata bëhet edhe më emergjente, po të kujtojmë se vendi është në vëmendjen e vizitorëve dhe turistëve të huaj, çka e tregoi edhe sezoni veror i këtij viti.
Kreu i qeverisë i kërkoi ministrit të Mjedisit paraqitjen e vendimin për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike në Shqipëri.
Gjithashtu, Kryeministri paralajmëroi drejtuesit vendorë se do ketë sanksione të ashpra ndaj tyre, deri në shkarkim nga detyra, nëse nuk marrin masa për mirëmbajtjen dhe pastrimin e territorit.
Ai konsideroi gjithashtu të rëndësishme nxitjen e një fushatë ndërgjegjësimi në shoqëri për rëndësinë e mjedisit dhe kujdesin ndaj tij. Për këtë, kryeministri e vlerësoi të vyer punën e mësuesve që në vitet e para të shkollës, duke u bërë thirrje për inicimin e një lëvizjeje të fuqishme që të përmbyset një psikologji që pajtohet me këtë të keqe.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›