E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkarkimi i Gjonajt, debate në Këshillin Bashkiak

Basha gjatë një mbledhjeje të Këshillit Bashkiak

TIRANE- Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës ka nisur me debate për një nga pikat e cila u propozua në fillim që të futej në rendin e ditës.

Bëhet fjalë për një kërkesë të 20 këshilltarëve të cilët kanë firmosur shkarkimin nga detyra të Sekretarit të Këshillit Bashkiak, Vladimir Gjonaj.

Kreu i grupit të këshilltarëve socialiste, Aldrin Dalipi kërkoi nga këshilltarët e maxhorancës që të jepeshin arsyet e këtij shkarkimi.

Gjonaj ka qenë funksionar politik, apo gjatë viteve të punës së tij ka paraqitur shqetësim që sot na bien në këtë përfundim?- iu drejtua Dalipi këshilltarëve të maxhorancës.

Përfaqësuesi i LSI-së, në Këshillin Bashkiak, Shezai Rrokaj u shpreh se; Kërkesa është ligjore, 1/3 e këshilltarëve ka vullnetin për ta kërkuar shkarkimin. Sa për arsyet ato mund të thuhen gjatë diskutimeve, nëse do të ketë të tilla. Futeni në rendin e ditës dhe ua themi arsyet.- tha ai.

Ferdinand Poni u shpreh se nuk mund ti mohohet e drejta këshilltarëve për shkarkimin. Duke iu përgjigjur Dalipit, Poni tha se nuk ka asnjë një urgjencë për shkarkimin, por thjesht kërkesa e 20 këshilltarëve, është urgjenca e vetme.

Emergjenca është kjo, sepse 1/3 ka vendosur ta shkarkojë. Le të zbatojmë ligjin dhe të lejojmë kryetarin që të propozojë tjetrin.- tha Poni.

Pas diskutimeve, me 28 vota pro dy pikat e propozuara u futën në rendin e ditës si pika 6 dhe 7-të. Pika e dyte, parashikon dhenine titullin qytetarë nderi per Franko Fratinin.

Pas kësaj këshilltarët socialiste braktisën mbledhjen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›