Shkarkimi i Shaqirit, Ambasada e SHBA: Koha dhe arsyeja përbëjnë pikëpyetje
TIRANE- Per lirimin nga detyra te ish kreut te SHISH, Bahri Shaqiri ka reaguar edhe Ambasada Amerikane ne Tirane.
Një burim i nivelit të lartë në ambasadën amerikane i tha Zërit të Amerikës se njoftimin për lirimin nga detyra të Shaqirit e kishin mësuar nga lajmet.
Koha dhe arsyeja përbëjnë pikëpyetje, shtoi më tej burimi. Shaqiri ishte në krye të Shërbimit Informativ shtetëror prej shumë vitesh dhe i kishte rezistuar një përpjekje të mëparshme të kryeministrit për zëvendësimin e tij, falë një ndërhyrjeje energjike të ambasadës amerikane por edhe të zyrave të Natos.
Visho Lika, aktualisht zëvendësministër i Inovacionit dhe Teknologjisë. Zoti Lika ka mbaruar fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë. Në fillim të viteve 90, sipas burimeve mediatike, ai ka shërbyer si drejtor i kundërzbulimit të huaj në shërbimin sekret të asaj kohe. Në fund të viteve 90 ai emigroi jashtë vendit duke u angazhuar në fushën e sistemeve elektronike dhe kompjuterike, për tu rikthyer në Shqipëri pas vitit 2005. (VOA)