Rruga Gramoz Pashko, Basha: Premtim i mbajtur për njësinë nr.2
TIRANE- Premtim te mbajtur per banoret e njesise bashkiake nr 2 e ka quajtur kryebashkiaku Lulzim Basha ndertimin e rruges “Gramoz Pashko”.
Përfshirja e kësaj rruge në investimet e këtij viti u kërkua nga qytetarët e Njësisë Bashkiake gjatë konsultimeve për Buxhetin 2012 në muajin dhjetor. Rruga Gramoz Pashko, lidh rrugën Dajti me rrugën Arben Broci (në hyrje të Qytetit Studentit) dhe segmenti ka një gjatësi prej afro 1 km.
Ndërhyrja parashikon ndërtimin e rrugës me gjerësi 10,5 m, me 2 vija kalimi dhe parkim në njërin krah. Rruga do të ketë trotuare në të dy anët me gjerësi 3 m, rrjetin e plotë të ujësjellësit dhe kanalizime, ndriçim rrugor në dy anët e rrugës si dhe do të mbillen 270 pemë përgjatë rrugës.
Kryetari i Bashkisë tha se ky investim do të përmirësojë jetën e qytetarëve të kësaj zone, të cilët ndonëse jetojnë afër qendrës së qytetit, vuajnë nga një infrastrukturë e lënë pas dore prej vitesh të tëra.
Është një nga projektet që paguhet me fondet e buxhetit të Bashkisë së Tiranës dhe që do të bëjë të mundur përfundimin brenda 10 muajve të ardhshëm të kësaj traseje me gjatësi afro 1 km. Të gjitha rrugët hyrëse për në rrugën Gramoz Pashko do të investohen si pjesë e këtij projekti, por edhe si pjesë e bashkëpunimit tonë me qeverinë në kuadër të fondit të zhvillimit, fond i cili ka marrë përsipër vazhdimin e kësaj rruge në drejtim të veriut, të asaj që njihet rruga e Dajtit. Është një projekt plotësisht i merituar për banorët e Njësisë Bashkiake nr.2, për qytetarët e Tiranës, të cilët ndonëse jetojnë në një rreze jo më shumë se 800 metra ajrore nga Sheshi Skendërbej, jetojnë në kushtet që nuk i bëjnë nder as fshatrave më të izoluara të Shqipërisë”- tha Basha.
Sipas tij, ky është një premtim i mbajtur para qytetatëve, është një vepër që nis pas një konsultimi me qytetarët dhe përfundimi i kësaj vepre do ta sjellë cilësinë e jetës në këtë lagje në paramentat e duhur