E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benfika me mungesa, ndaj Zenitit nuk luan Aimar

PORTUGALI - Benfika kërkon t’i japë fund një serie prej 4 ndeshjesh pa fitore, duke kërkuar kualifikimin në përballjen e nesërme ndaj Zenit Shën Pjetërburgut në Champions League.

Portugezët u mundën 3-2 në Rusi, por dy golat e realizuar në transfertë, u japin atyre shumë shanse për të shkuar në çerekfinale. Humbja 2-3 me Porton ditën e premte ka vënë në rrezik edhe titullin, ndërkohë që sot do të mungojë mbrojtësi Ezekiel Garai i dëmtuar dhe organizatori Pablo Aimar i pezulluar.

“Ndeshja me Benfikën do të jetë më e rëndësishmja në historinë e klubit tonë”, - deklaroi trajneri i Zenitit Luçiano Spaleti. Për rusët, do të rikthehet portieri Malafejev, mbrojtësi Domeniko Krishito si edhe sulmuesit Darko Lazoviç e Aleksandër Bukharov.

(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›