E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkarkimi i karburanteve, në Vlorë dhe Porto Romano

07/07/2009  Vendimi i qeverisë

Që prej muajit korrik anijet me karburante duhet të shkarkohen vetëm në pontilin e Porto Romanos. Në këtë datë hyn në fuqi vendimi i qeverisë për këtë lloj aktiviteti, pasi është shtyrë në fillim të këtij viti. Vendimi parashikon që strukturat e përshtatshme ndodhen vetëm në Posto Romano dhe në portin e Petroliferas në Vlorë. Ky vendim nuk lejon tashmë që prej këtij afati anijet me karburant të përpunohen në portin e Durrësit dhe atë të Shëngjinit. Portet e reja janë funksionale dhe kanë struktura për shkarkimin dhe depozitimin e naftës, benzinës dhe gazit. Vendimi parashikonte që aktiviteti i shkarkimit të anijeve në këto dy porte të reja të niste nga muaji mars, por në atë kohë me një vendim të vetin, qeveria e shtyu këtë aktivitet edhe tre muaj. Ky vendim u mor duke pasur parasysh se deri në përfundimin e afatit 18-mujor për ndërprerjen e përpunimit të anijeve që transportojnë naftë, gaz dhe nënprodukte të tyre në portet e Durrësit dhe të Shëngjinit, nuk ishte bërë funksional Pontili i Porto Romanos dhe nuk kishte përfunduar ndërtimi i infrastrukturës. Sipas Ministrisë së Ekonomisë, edhe aktiviteti i transportimit dhe depozitimit të tyre do të përqendrohet në zonat e miratuara nga KRRTRSH-ja.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›