ILDKP kallëzon penalisht dy zyrtarë të lartë
07/07/2009 Ambasadori Tepshi fsheh 74 000 euro, ndërsa inspektorja Aleksi rreth 19 milionë lekë
“Fshehje e pasurisë dhe deklarim i rremë” është kauza me të cilën Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive i është drejtuar organit të prokurorisë për të kallëzuar penalisht ambasadorin e Shqipërisë në Çeki, Qazim Tepshi. Ndërsa kallëzimi i dytë është dërguar me të njëjtën akuzë për Merita Aleksin, me funksion inspektore tatimore. “ILDKP ka bërë kallëzim penal pranë organit të prokurorisë ndaj një ambasadori dhe një punonjëseje të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, dega e Tiranës, për veprën penale “refuzimit për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”, të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal. Pas përfundimit të hetimit administrativ, ILDKP konstatoi fshehje të pasurisë e deklarim të rremë nga subjekti Qazim Tepshi, me funksion ambasador i Republikës së Shqipërisë në Çeki dhe nga subjekti Merita Aleksi, me funksion inspektore tatimore”, - thuhet në deklaratën për shtyp të këtij institucioni. Ambasadori ynë në Çeki ka fshehur gjithsej 74 000 euro, nga të cilat shumën prej 35 000 euro të depozituar në një nga bankat e nivelit të dytë që operojnë në Shqipëri dhe shumën e 39 000 euro, e cila i është kaluar në llogarinë e tij bankare nga një person i tretë. Tepshi nuk e ka vlerësuar të arsyeshme t’i deklarojë këto shuma, pasi ato nuk janë krijuar nga puna në ambasadë. Mirëpo këto pretendime, në respektim të ligjit nr. 9049 “Për deklarimin e pasurisë...” dhe ligjit nr. 9367, “Për parandalimin e konfliktit të interesave...”, ILDKP i vlerëson argumentet e subjektit të pabazuara, duke i konsideruar shkelje të ligjit. Gjithashtu edhe inspektori tatimor Aleksi nuk ka pasqyruar depozita dhe llogari bankare në disa banka të nivelit të dytë, 3589048 lekë, si dhe depozitat dhe llogaritë bankare të bashkëshortit të saj, Diogjen Aleksi, në shumat 12 570 872 lekë; 12 766 euro dhe 11435 dollarë. Për problemet e konstatuara, ILDKP ka kërkuar për të dyja subjektet e mësipërme nisjen e procedimit penal nga organi i prokurorisë. Gjatë vitit 2009 Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka kallëzuar penalisht në organin e prokurorisë 12 subjekte, nga të cilët 6 për fshehje të pasurisë, mosdeklarim ose deklarim të rremë dhe 6 subjekte për refuzim për deklarim.
Borxhet e Tepshit
Gjatë hetimit administrativ dhe korrespondencës me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve ILDKP ka evidentuar se ambasadori ka qenë administrator i shoqërisë “Saitan”, mbyllur në vitin 2003, me detyrime tatimore të pashlyera në vlerën 2 666 192 lekë.
Merita Aleksi
Subjekti në deklaratat e interesave private ndër vite s’ka pasqyruar depozita dhe llogari bankare në disa banka të nivelit të dytë, të cilat arrijnë shumën 3 589 048 lekë, si dhe llogarinë bankare të të shoqit në shumat 12 570 872 lekë; 12 766 euro dhe 11 435 dollarë.