E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkarkohen kryetarët e komunës Dajt dhe Gosë

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka kallëzuar penalisht dy zyrtarë lokalë, me akuzën e “mosdeklarimit, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”.

Kujtim Qefalia, kryetar i Komunës Dajt, Tiranë dhe Sinan Shala, kryetari i Komunës Gosë, Kavajë, rezultojnë se kanë në zotërim pasuri më shumë sesa kanë vetëdeklaruar.

ILDKP-ja konfirmon se ka njoftuar organet tatimore për kryerjen e verifikimeve të transaksioneve financiare të deklaruara nga kryetari i Komunës Dajt, lidhur me shitjen dhe për pagesën prej tij të detyrimeve tatimore në burim.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›