Shkarkohet Ancelotti

Carlo Ancelotti nuk është më trajner i skuadrës së Chelseat- thuhet në një deklaratë për mediat të publikuar nga Blutë.
Pas një sezoni zhgënjyes, drejtuesit e klubit vendosën që të pushojnë trajnerin italian.
“Klubi futbollistik Chelsea konfirmon se nga e diela klubi ka ndërprerë bashkëpunimin me Carlo Ancelottin”, thuhet në deklaratën e publikuar nga Chelsea.
Blutë e kanë falënderuar trajnerin për punën e deritashme, mirëpo kanë shpjeguar se mossuksesi i skuadrës i ka detyruar ata që ta shkarkojnë Ancelottin.