Van der Sar: Finalja e LK, ndeshja e fundit
Portieri i Manchester Unitedit, Edwin van der Sar, ka deklaruar se finalja e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës do të jetë ndeshja e tij e fundit si futbollist aktiv.
Të dielën holandezi zhvilloi ndeshjen e fundit në Premier Ligë, ndërsa ka thënë se edhe pse ka dyshime, ai është i vendosur që të dalë në pension.
“Gjithmonë kam dyshime por nëse e fitoj ndeshjen e fundit do të jetë e jashtëzakonshme”, ka thënë Van der Sar për Sky Sports.