Arsenali do të blejë

Nga Express më 22 maj 2011 në ora 21:10
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka insistuar se klubi është në gjendje të sjellë përforcime të shtrenjta gjatë verës, nëse gjen futbollistin e nevojshëm.
Gjiganti londinez ka nevojë për përforcime pas përfundimit të një tjetër sezoni pa asnjë titull.
“Kemi një listë, numri një, dy, tre dhe do të mundohemi t’i sjellim. Fatkeqësisht gjërat nuk funksionojnë gjithmonë sipas planit. Është vështirë t’i realizoni ato. Ne do të punojmë rreth përforcimeve. Do të hyjmë në treg, kjo është e sigurt”, deklaroi Wenger.