E Shtunë, 31 Tetor 2026

Campbell nuk pensionohet

Nga Express më 22 maj 2011 në ora 20:49

Qendërmbrojtësi i Newcastles, Sol Campbell synon të vazhdojë karrierën e tij dhe nuk ka plane definitive rreth pensionimit.

36-vjeçari beson se mund të tejkalojë problemet me lëndime dhe të bëjë një fillim të ri te një tjetër klub, derisa përgatitet të largohet nga Newcastle.

“Kam pësuar një lëndim për pesë javë, por tani ndihem më mirë. Nuk mendoj aspak rreth pensionimit. Besoj se mund të shërbej përvojë për një klub të promovuar ose t’i ndihmoj një klubi në Premierligë”, tha Campbell për ESPNsoccernet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›