Duro shënon me skuadrën e tij tre gola për 30 minuta
Famagusta - Klodian Duro arrin të shënojë tre gola në ndeshjen e fundit të Omonias me APOP-in në kampionatin qipriot. Megjithëse elbasanasi është futur në lojë në minutën e 62’ të takimit, ai arriti t’i japë fitoren e thellë skuadrës kryesuese në Qipro. Deri në minutën e 62’, kur Klodian Duro u fut në lojë, rezultati ishte 1-1.
Menjëherë lojtari i përfaqësueses shqiptare pengohet në zonë, dhe gjyqtari akordon 11-metërsh. Është vetë ai që ekzekuton me mjeshtëri duke çuar ekipin në avantazh. Një minutë para përfundimit të kohës së rregullt Duro shënon sërish, dhe në minutën e fundit shtesë shënon golin e tretë personal dhe të katërtin për ekipin e Omonias. Ky i fundit është goli i tij i katërt në kampionatin qipriot. Omonia ndodhet në vendin e parë me 33 pikë pas 13 ndeshjesh.