Shkarkohet Diego Maradona

Një lojtar i madh jo detyrimisht mund të jetë një trajner i madh, i tillë është rasti I Diego Armando Maradonës, që pasi u largua me zhurmë nga stoli i Argjentinës në 2010-tën pas dëhstimit në botëror, lë tashmë dhe stolin e klubit nga Dubai, të Al Wasl, drejtimin e të cilit e kishte marrë vetëm një vit më parë.
Legjenda e futbollit botëror u shkarkua nga detyra bashkë me stafin e tij nga bordi i ri drejtues i klubit që duket se nuk kanë mbetur të kënaqur nga puna e Maradonës. Lajmi u konfirmua dhe nga zëdhënësi i klubit emirat, i cili sqaroi gjithashtu se pavarsisht se kontrata me teknikun përfundon në vitin 2013, ajo ka klauzola të favorshme për të dyjapalët, duke lënë të nënkuptohet se nuk do të jetë e thjeshtë për Maradonën që të përfitojë financiarisht nga prishja e saj.
Maradona mori drejtimin e klubit nga Dubai vitin e shkuar dhe në kampionatin që sapo u mbyll skuadra e tij përfundoi në vendin e tetë ndërsa u eliminua mjaft shpejt dhe në Etisalat Cup dhe Kupën e Presidentit. Gjithsesi Al Wasl nën drejtimin e Maradonës ishte pranë fimit të Champions Ligës së Gjirit Persik ku u mund në finale.
Për Maradonën qëndrimi në dubai nuk ishte i lehtë sepse përvec konflikteve të vazhdueshme me drejtuesit, ai u konfliktua në disa raste dhe me tifozët, sic ndodhi më 29 Mars si pasojë e ofendimeve që disa tifozë lëshuan ndaj të dashurës së tij, Veronika.