Gjasula mungon 3 muaj, probleme me zemrën

Sipas mjekëve të klubit, mesfushori shqiptar me pasaportë gjermane ka një ndezje në muskulin e zemrës, prandaj do të mbetet jashtë fushës së futbollit të pakën për tre muaj.
Ish mesfushori i ekipit zviceran Basel dhe atij gjerman Frankfurt javën e kaluar ishte detyruar t’i lë në gjysmë stërvitjet e skuadrës, pasi gjendja e tij shëndetësore nuk ishte aspak e mirë.
Pas kontrollimeve mjekësore që i janë bërë, ishte konstatuar se mesfushori me prejardhje nga Tirana kishte një infektim të rëndë viral, i cili më pas ka prekur edhe muskulin e zemrës së tij.
“Kjo diagnozë na tregon se kemi vepruar drejt kur javën e kaluar e kemi nxjerrë atë nga vendi i stërvitjeve”, ka thënë drejtori sportiv i skuadrës së Dusiburgut, Ivica Grlic, për mediat gjermane.